MBYLLET faqja më e madhe shqiptare...

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
S'keni parë gjë akoma.... Një shpehje kjo e njohur por kur e përdori i gjati nuk e mori vesh njeri përse e kishte fjalën. Gradualisht të gjithë po e kuptojmë.

Faqja më e madhe shqiptare mbyllet! Çensura ka kalur cakun dhe nuk dihet ku do shkojë ky muhabet. Çdo gjë ka caqe dhe limite, por ne nuk do rrimë duarkryq ku ca dallaveraxhinj duan të na bëjnë si turinjtë e tyre.

Bëhet për faqen Jeta Osh Qef. Qeveria nuk është se i mbylli vjet vetëm domeinin e tyre .al
(vetëm kjo gjë në vetvete përbën skandal të madh) por, kur je pjesë e klubit të sorrës, normalisht që gëzon edhe privilegje të tilla saqë edhe të ndërhysh tek fejsbuku dhe të mbyllësh komplet faqen,
sot u mbyll edhe faqja e tyre e fejsbukut

nuk e di çtë them mos kërkoni më gjurmë dhe indicje, ujkun e e keni përpara dhe po bën kërdinë
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Koalicioni Për Shqipërinë

Një apel gjithë mediave!
KAPTERR RAMIU
❌
MBASI MBYLLI SI SOT 1 VIT MË PARË PORTALIN MEDIATIK JOQ.AL NË INTERNET,
❌
SOT MBYLLI EDHE FAQEN MË TË MADHE SHQIPTARE NË FACEBOOK “JOQ ALBANIA” (me 2 milionë ndjekës veç 5 muaj para Zgjedhjeve)
#HapniJOQAlbania #JoDiktatures #JoCensures
Si sot 1 vit më parë, në 30 Dhjetor 2019, Policia e Shtetit mbylli pa asnjë ligj apo nen, thjesht me urdhër të Drejtorit portalin më të madh mediatik në trojet shqiptare dhe diasporë: JOQ Albania!
1 javë më vonë Prokuroria “sekuestroi” linkun e faqes në facebook (një idiotësi ekstreme pasi nuk mund të sekuestrohet asnjë link, është absurditet terminologjik)!

Sot, fiks 1 vit më pas faqja më e madhe shqip në botë, JOQ Albania në Facebook me mbi 2 milionë shqiptarë, portali më i madh i denoncimeve të qytetarëve, është bllokuar në Facebook me urdhër të Kapterr Ramiut!
Mësoj se paskan filluar kundërveprimet ligjore të administratorëve kundër këtij të çmëndur censure.
Të gjitha mediat heshtin njësoj si ata komshinjtë që kur shohin se po i prishet shtëpia komshiut pa ligj nga sejmenët e INUKut, heshtin duke fërkuar duart duke harruar se nga nesër një e nga një, e kanë radhën të gjithë me radhë!
I bëj thirrje të gjithë mediave të zgjohen se kur bie flaka te komshiu e sigurtë 1000% që do u digjet edhe shtëpia e tyre!
Mbase qëllimi i Kapterr Ramiut është që ankesat e qytetarëve të zhvendosen te
1f1e6_1f1f1.png
Edi Rama
1f1e6_1f1f1.png
ER-TV!
 
Disa artikuj shtesë

Por edhe këta nuk është se janë të pa lyer or jo. Megjithëse kanë bërë shumë veta denoncim aty unë besoj se shumica e lajmeve dhe videove ishin clickbait. Disa herë që i kam vizituar kam ngelur shumë i zhgënjyer nga materialet që kishin.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
Mbase ua mbyllin edhe ne instagramin e te gjitha sitet sepse jane nje jashqitje e realitetit sepse vetem perfitime personale e kane.

Hipokrizi e madhe kur kerkojne ti qajne hallet popullit nepermjet internetit dhe deformojne gjithcka vetem e vetem per disa clickbait.
 
Që të merremi vesh. Askush nuk po thotë që kjo faqe ishte faqja më e mirë. Ca herë që jam futur nuk është se ka pas ndonjë gjë. Por kjo nuk do të thotë se duhet mbyllur. Ajo që kishte të veçantë JOQ nuk ishte uebsajti sepse atje me të vertëtë nuk kishin bërë ndonjë punë serioze (edhe pse kishin staf dhe zyra) por komuniteti i tyre në fejsbuk. Ishte komuniteti më i madh online dhe kishin një trafik të paimaginueshëm.
Nuk besoj se u mbyll për klikbejt apo sepse nuk kishin cilësinë e duhur. Kjo është krejtësisht censurë, dhe pati fatin e emisioneve dhe kanaleve televizive që po mbyllen kohët e fundit.

Mund të duket çudi që shqipopedia një faqe që nuk ka lidhje fare me një faqe si joq, del në mbrojte të saj... Në fakt duhet të dalim në mbrojte të vërtetës, dhe lirisë së fjalës. Të gjithë e dinë fuqinë e fejsbukut dhe cambridge analytica ka vepruar edhe në shqipëri, për qeverinë së është ende në pushtet. Shikoni edhe hartën e veprimit të tyre...
mapbuilder-4.png

Këta që kishin JOQ ishin të pavarur dhe prandaj përbënin rrezik. Tuiter, fb, yt janë platforma që politikisht mbështesin krahun e majtë.
Deformimi i realitetit dhe i informacionit tani janë janë Big Tech dhe shumica e qeverive të majta përfshirë edhe këtë tonën.
 
Mund të duket çudi që shqipopedia një faqe që nuk ka lidhje fare me një faqe si joq, del në mbrojte të saj... Në fakt duhet të dalim në mbrojte të vërtetës, dhe lirisë së fjalës.
Është mirë të dalësh në mbrojtje të së vërtetës. Dhe kjo duhet të jetë detyra e çdo njeriut me logjik dhe me sedër. Por nuk duam të marrim krahun e njerit apo tjetrit edhe pa dashur, prandaj dhe nuk duam të ngatërrohemi me politikë as pa dashje. Si e thash ata nuk thoshin të vërtetën vetëm sepse ishin faqja më e madhe në facebook. Një proverb gjermanë thotë: një person që gënjen vetëm një herë, nuk është 100% i besueshëm.
Si e referova edhe në postimin e parë, shumë tituj apo video i kishin plehra. Vetëm tituj bombastikë, tamam për facebook.
 
S'keni parë gjë akoma.... Një shpehje kjo e njohur por kur e përdori i gjati nuk e mori vesh njeri përse e kishte fjalën. Gradualisht të gjithë po e kuptojmë.

Faqja më e madhe shqiptare mbyllet! Çensura ka kalur cakun dhe nuk dihet ku do shkojë ky muhabet. Çdo gjë ka caqe dhe limite, por ne nuk do rrimë duarkryq ku ca dallaveraxhinj duan të na bëjnë si turinjtë e tyre.

Bëhet për faqen Jeta Osh Qef. Qeveria nuk është se i mbylli vjet vetëm domeinin e tyre .al
(vetëm kjo gjë në vetvete përbën skandal të madh) por, kur je pjesë e klubit të sorrës, normalisht që gëzon edhe privilegje të tilla saqë edhe të ndërhysh tek fejsbuku dhe të mbyllësh komplet faqen,
sot u mbyll edhe faqja e tyre e fejsbukut

nuk e di çtë them mos kërkoni më gjurmë dhe indicje, ujkun e e keni përpara dhe po bën kërdinë
Qënka hapur përsëri kjo. Interesante!
 
Epo mbaruan zgjedhjet pike se pari, plus sipas rregullores qe kane tani nuk do kete liri njerezia te komentojne dot asgje...
Nese kane staf dhe redaktojne ndjekesit nuk ka per te patur shume sukses.
Screenshot_20220923-175554_Chrome.jpg
 
Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top