Në lidhje me të qeshurën

Dr. Luka

Ushtar legjendar
Anëtar Stafi
Regjistruar
17 Janar 2018
Komente
3,836
Reagimet
2,032
Website
tech-al.info
Po mundohem të gjejë një shprehje kur qeshim për diçka që nuk është për të qeshur.
Për ta kuptuar më më qartë se çfarë dua të them.
Shikojmë diçka që ndodh dhe fillojmë e qeshim. Por pastaj kuptojmë se ajo që ndodhi është serioze dhe nuk duhet të qeshim. Tashmë si thuhet për të qeshurën? :angry::bhow:
 
zgërdhihem = qesh pa shkak dhe pa vend (duke nxjerrë dhëmbët jashtë)
ja ke dhe ca rezervë për raste të tjera...

ngërqeshem = qesh me ligësi
skërmitem = qesh duke kërcitur dhëmbët apo duke kërcënuar
buzëqesh = qesh lehtë duke lëvizur pak buzët
nënqesh = qesh me ironi
argalisem = qesh e luaj i shkujdesur
gaxhitem = qesh duke u tallur me dikë
haharisem = qesh me të madhe
kakaris = qesh e flet me zë të lartë
kukuris = qesh shumë por me zë ulët dhe fshehurazi
 
Faktikisht nuk është kjo ajo që doja, megjithëse edhe këto janë me vlerë. Shprehja m'u kujtua nga artikulli servis celularësh në Tiranë.
Kur qeshim për diçka që shikojmë që ndodh, por pastaj kuptojmë që ajo që ndodhi është diçka serioze themi i ngrin e qeshura.
 
Back
Top