Përkthimi i termave të forumit Xenforo në Shqip

ervin

Ushtar fillestar
Përshëndetje,

Duke qenë se është një forum i kushtuar gjuhës shqipe, pse gjysma e termave është anglisht, gjysma shqip dhe gjysma e këtyre shqip janë shkruar gabim?

Duke marrë vetëm shembullin e Menusë kryesore :

Kategoritë (shqip, saktë) Një nga nënkategoritë është "Shikuar forume", nuk e di në çfarë gjuhe është shkruar.
Ç'ka të re (shqip, saktë)
Media (shqip, fjalë e huazuar)
Resources (anglisht)
Antaret (shqip. gabim)
Chat (anglisht)

Në të gjithë forumin sheh të njëjtin problem.
 
Ke plotësisht të drejtë për këtë dhe nuk mendoj se ka ndonjë justifikim, por për faktin se e kemi gjetur të gatshëm përkthimin. Kemi bërë disa rregullime, por përsëri kemi shumë për të bërë pasi Xenforo nuk ka përkthim shqip.
 
Pas një pune të gjatë dhe të lodhshme, bashkë me administratorin e Tech AL Lajme Teknologjike, kemi përkthyer një pjesë të madhe të Xenforo në shqip.
Për momentin përkthyem termat dhe pjesët më të shpeshta.
Mund të kemi bërë edhe gabime, prandaj do të donim mirëkuptimin tuaj... Por edhe ndihmë për sugjerime të më tejshme si për përkthimin e plotë të Xenforo në shqip ashtu edhe në rregullimin e gabimeve.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
Me thene te drejten do shume pune te perkthesh forumin ne shqip, une kam bere me jave te tera te perkthenim forumin netedy, bashk me administratorin.
 
Me thene te drejten do shume pune te perkthesh forumin ne shqip, une kam bere me jave te tera te perkthenim forumin netedy, bashk me administratorin.
Kjo është mëse e vërtet, prandaj duam edhe bashkëpunim e të gjithë anëtarëve për ta përkthyer Xenforo në shqip pasi nga faqja zyrtare nuk mundësohet kjo. Fillimisht jemi përqëndruar të përkthejmë ato pjesë, si e kemi referuar edhe më lartë, pjesët kryesore dhe ato pjesë që kanë të bëjnë me përdoruesin e thjesht.
 
@Dr_Luka shiko ta besh sa me te shkurter perkthimin ne shqip te (Ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni për t'u përgjigjur këtu.)
Sepse te nxjer jasht kuadrit te responsive.

4B8BF142-2839-4AD1-8825-3589C9D18D5C.png
 
@Dr_Luka shiko ta besh sa me te shkurter perkthimin ne shqip te (Ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni për t'u përgjigjur këtu.)
Sepse te nxjer jasht kuadrit te responsive.

View attachment 1203
Shumë faleminderit për sugjerimin. E vërteta është që me gjuhen shqipe e kemi pak problem këtë pasi nuk mund të përdorim terma të shkurtuara. Shumica e shqiptarëve nuk janë mësuar me terma informatikë dhe duhet që ta shpjegosh me detaje një frazë.
Nuk e di se çfarë fjalësh mund të përdorë që te jetë si e shkurtër ashtu edhe e kuptueshme.
 
Kjo me duket me orjentuse dhe nuk eshte teper e gjate. (Duhet të kyçeni ose të rregjistroheni për t'u përgjigjur.)
 
Në fakt nuk do ishte keq ta bëhej përkthimi komplet dhe të bëhej si plugin, apo e thjesht një patch, për të gjitha faqet shqiptare që e duan dhe të nxirrej në shitje...
 
Në fakt nuk do ishte keq ta bëhej përkthimi komplet dhe të bëhej si plugin, apo e thjesht një patch, për të gjitha faqet shqiptare që e duan dhe të nxirrej në shitje...
Me sa pash tek faqja zyrtare e Xenforo dikush e kishte ngarkuar dhe e shiste rreth 5$ Por pastaj e kishin hequr.
 
Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top