Përralla e Kosovës magjeps italianët: Kjo kombëtare po shkruan historinë

Uriel

Ushtar mjeshtër
Screenshot_20181119-120156_Chrome-01-300x165.jpeg
Mediat italiane i kanë dhënë hapësirë të madhe Përfaqësueses së Kosovës pas rezultateve pozitive në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.
“Përralla e Kosovës. Një kombëtare e zyrtarizuar më pak se dy vite më parë është vetëm një pikë larg suksesit të madh të historisë së saj”. Kështu nis artikulli i publikuar në “Gazzetta.it” mbi ecurinë fantastike të verdhebluve.
“Do të mjaftojë të mos humbasë kundër Azerbajxhanit për të festuar kalimin historik në Ligën C të Nations League. Meritë e fitores së jashtëzakonshme 5-0 të marrë kundër Maltës, që e ka lejuar këtë kombëtare të vogël të ketë një rol si protagoniste në këtë kompeticion”.
Realitet – “Kosova është një realitet solid. Akoma e pamposhtur në 2018-ën dhe mund ta mbyllë vitin pa asnjë njollë. Gjashtë fitore dhe dy barazime në këtë vit kalendarik dhe një kryesim në Grupit C të Ligës D, i siguruar falë 3 fitoreve dhe dy barazimeve, me tetë gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar”, vazhdon shkrimi.
“Aq sa mjafton për të arritur një ngjitje të pamenduar, e cila mund të arrihet me një mbyllje perfekte të vitit. Në fakt, mjafton një pikë në ndeshjen që do të luajë në shtëpi kundër azerbajxhanasve për të arritur një kualifikim që do të kishte një domethënie të jashtëzakonshme, përtej rezultatit sportiv”.
Identitet – “Kombëtarja e Kosovë, edhe pse shumë e re, ka rrënjë të thella. Bijtë e një toke të përvuajtur nga lufta për pavarësi, ajo ka një identitet të vetin, të përforcuar edhe nga zgjedhjet e bëra nga lojtarë të ndryshëm që i janë bashkuar kauzës, si Valon Berisha dhe Samir Ujkani”.
Zgjedhje – “Më pas ka nga ata si Hetemaj, që kanë preferuar të mos përballen me të duke mos pasur mundësinë për ta përfaqësuar. Sepse ‘një gjë është të zgjedhësh të mos luash për Kosovën, një tjetër është të luash kundër njerëzve të tu’.
Ai që ka pasur mundësi të zgjedhë ka qenë Milot Rashica, që ka shënuar golin e pestë kundër Maltës. Është kërkuar nga Shqipëria, por, duke parë se nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me kombëtaren kuqezi, ka zgjedhur të mbrojë atë të Kosovës”, përfundon shkrimi.
Kosova do ta luajë ndeshjen e fundit të fazës me grupe të Nations League kundër Azerbajxhanit 20 nëntorin e ardhshëm. Një ndeshje që, më shumë se për tri pikët që do të jenë në lojë, do të vlejë per historine.
 
Sukses është iu lumtë, por do ishte më mirë që Kosova të mos kishte skuadër futbolli, pasi kjo skuadër quhet skuadër kombëtare.
Dhe kombi i Kosovës është Shqipëria. Plus që po të ishte një skuadër e vetme do kishim akoma më shumë sukses.
 
Duam apo nuk duam Kosova eshte shtet me vete dhe si e tille duhet te krijoje eliten e saj, urime edhe nje here dhe shpresojme te jete ne Europianin e ardhshem.
 
Duam apo nuk duam Kosova eshte shtet me vete dhe si e tille duhet te krijoje eliten e saj, urime edhe nje here dhe shpresojme te jete ne Europianin e ardhshem.

Ne e donim dhe është e pavarur. Bashkimi me Shqipërinë ka për të ndodhur sido që të jetë për 20 apo më shumë vite. Nuk problemi aty.
Çështja qëndron se kanë filluar të flasin për komb kosovar. Nuk janë zëra seriozë dhe nuk është se janë shumë, por gradualisht ca andej dhe ca këtej në këto zëra shtohen dhe përforcohen, dhe nuk është gjë e mirë. Nuk e them nga zilia që Kosova po ecën më mirë nga ne, por afatgjatë krijohet një ndarje në mendje, edhe pse kosovarët ndihen po aq shqiptarë sa ne, në mos më shumë.
 
Disa vite më parë punoja recepsionist, edhe vinin shumë nga kosova aty. Ne aty kishim edhe një hartë, por harta ishte e vjetër dhe nuk e kishte flamurin e Kosovës. Një ditë një kosovar u nxeh dhe filloi të thërriste, - Qa harte është kjo pse nuk e keni edhe flamurin e Kosovës? Etj etj. Ishte me të vërtetë i nxehur dhe i prekur.
E pashë njëherë unë, pashë dhe hartën dhe i them.
-Je në terezi ti a si? Ça flamuri kërkon? Aty e ke flamurin. I pari fare. Flamuri i kuq, shqiponja e zezë. Ajo bluja që keni tani është provizore dhe është për të huajtë. Lufta u bë për këtë flamur jo atë.
Ai në fillim shtangu pastaj më përqafoi.
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 2, Anëtarë: 0, Vizitorë: 2)

Back
Top