Portalet Shqiptare, duhen mbyllur?

Uriel

Ushtar mjeshtër
Duke marre shkas nga zhvillimet e fundit me disa portale lajmesh, si mendoni a eshte e drejte mbyllja e tyre per shkak te keqinformimit apo liria e fjales eshte e shenjte?
 
Për sa i përket lirisë së fjalës është një çështje shumë e ndërlikuar. Dhe kjo për faktin se duan që ta ndërlikojnë. Nën hijen e lirisë së fjalës fshihen shumë mashtrues, interesa përfitimi, gënjeshtra, shpifje dhe shumë të tjera.
Por që është shumë e nevojshme një ligj për përgënjeshtra është.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
Duke marre shkas nga zhvillimet e fundit me disa portale lajmesh, si mendoni a eshte e drejte mbyllja e tyre per shkak te keqinformimit apo liria e fjales eshte e shenjte?
liria e fjalës ekziston
POR kjo nuk do të thotë se je i lirë edhe nga pasojat
nëse ti përdor fjalët për mashtim, mund futesh në burg
psh del dikush kërkon para në emër të dikujt apo një kauze dhe paratë i mban për vete,
ato fjalë që ai i tha që të mbushi mendjen ty për të bërë një donacion, nuk janë pjesë e lirisë së fjalës
në një farë mënyre i lirë ishte ai që i tha ato gjëra por këto janë pjesë e mashtrimit

nëse keqinformon njerëzit me vetëdije të plotë dhe si rrjedhojë diçka ndodh duhet të ketë ndonjë ndëshkim.

(nuk jam shumë në djeni ça ka ndodhë, di vetëm që joq kishte ca probleme, por nuk kam informacion)
normalisht që shumë portale nuk janë me staf gazetarësh profesionalë dhe nuk dijnë as gjërat elementare
(semos ata që i dinë po bëjnë namin) dhe shpesh herë mund të bëjnë gafa apo shkelje, dhe në bazë të shkeljes
mund të ketë penalizime, por mbyllja e portalit është dënimi i fundit jo i pari.
liria e fjalës duhet të ruhet
 
meqë jemi te kjo temë më doli dhe kjo video për të cilën jam absolutisht dakort

duke qënë se historia jonë është 500 vjet otomani 50 vjet komunizëm dhe 30 vjet gjullurdi
liria e fjalës duhet të mbrohet në mënyrë fanatike, jo t'i gjesh tjetrit një yçkël për t'i mbyllur gojën
 
Pas kaq e kaq bisedash dhe diskutimesh, por edhe çfarë kam lexuar dhe parë edhe në mediat televizive, diçka nuk kam kuptuar: çfarë frike keni? Nuk është një ligj kundër fjalës së lirë, por KUNDER LAJMEVE TE RREME.
 
Të gënjesh të tjerët nuk është liri fjale.
Muhabeti i gënjeshtës nuk është gjithnjë i prerë pasi duhet vërtetuar që është e tillë.
Psh nëse unë them iks person është i korruptuar, kjo konsiderohet opinion dhe kam 100% të drejtë ta them.
Por nëse flas specifikisht edhe them që ai ka gisht në këtë ngjarje edhe në këtë orë bëri këtë, kur dihet që ai as që nuk ishte atje kemi të bëjmë me lajm të rremë.
 
As për këtë nuk ke të drejtë pasi nëse thuaj x person është i korruptuar duhen fakte. Mund të quhet opinion kur ti thuaj unë mendoj se x person është i korruptuar.
Mund të duket si lojë fjalësh por janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.
 
Pas kaq e kaq bisedash dhe diskutimesh, por edhe çfarë kam lexuar dhe parë edhe në mediat televizive, diçka nuk kam kuptuar: çfarë frike keni? Nuk është një ligj kundër fjalës së lirë, por KUNDER LAJMEVE TE RREME.
Hëhëhë
Ok më thuaj ti atëhetë kush është ai që vendos se çfarë është apo nuk është lajm i rremë. Po vajti në këtë drejtim jo vetëm opinionet por edhe mendimet mund të konsiderohen të dënueshme.
Njeriu mund të gënjejë, kjo nuk ndalohet me ligj po filloi kështu muhabeti ëhë
kemi filizat parë të komunizmit.

Ja një shembull ekstrem.

Filan politikan bëri miting të madh, gjithë Tirana ishte atje.

Tani grupi që do luftojë lajmet e rreme mund të thotë, ky është lajm i rremë, ky thotë gjthë Tirana ishte në miting, dhe ne nuk ishim në miting kjo është gënjeshtër e pastër. Plus që mitingu nuk qe i madh, ishte mesatar.

Pra kjo jo vetëm që mund të interpretohet kështu po do të kontrollohet edhe mënyra sesi do flasim. Është rrugë e rrezikshme.

Një tjetër "xhevahir" që ka dalë vitet e fundit është ajo që quhet gjuha e urrejtjes, që është totalisht kundër lirisë së fjalës.
 
Shiko as unë nuk kam thënë qe do jetë çdo gjë "vaj". Kuptohet që do ketë edhe probleme ose keqkuptime. Por edhe vetë ligji mendoj se do t'i qartësoj gjërat. Është për tu theksuar se këto nuk përbëjnë vepër penale por përbëjnë kundërvajtje administrative.
 
Nuk flasim mbi interpretime, flasim mbi fakte ku disa portale abuzojne mbi gjithcka e pse, te dalim tek rasti i youtube qe vetem e vetem per perfitime te tyre.
 
Po dhe ajo qe doja të shtoja është se @Exp me sa duket nuk i ndjek tituj apo edhe lajmet në potralet shqiptare. Por gjithsesi dua t'i kujtoj një postim ketu, meqenëse e paska bërë edhe vet.
 
Nuk flasim mbi interpretime, flasim mbi fakte ku disa portale abuzojne mbi gjithcka e pse, te dalim tek rasti i youtube qe vetem e vetem per perfitime te tyre.
Gjithmonë kemi interpretime. Psh ligji për vjedhje të dënon psh. 3 muaj deri më 13 vjet, gjykatësi bën interpretimin dhe vendos sesa të takon.

Por është shumë e vështirë të fillosh të kategorizosh llojet e gënjeshtrave dhe mashtrimeve pasi ato janë fjalë.
psh.
Nëse ti me anë të mashtrimit përfiton prej 3 vetash 4000 euro tani kemi të bëjmë me një krim dhe kemi 3 të dëmtuar dhe dëmi është 4 mijë.
ndërsa
Një gënjeshtër në ajër, si do e vlerësosh, është e vështirë.

Psh nëse unë vras dikë apo jam në tentativë apo konspiroj për vrasje nuk i shpetoj burgut.
Por nëse vetëm them do të të vras nuk kam bërë krim.
Me ligje të tilla i bie të hash burgun për një llaf goje, për një sharje apo akuzë...
 
As për këtë nuk ke të drejtë pasi nëse thuaj x person është i korruptuar duhen fakte. Mund të quhet opinion kur ti thuaj unë mendoj se x person është i korruptuar.
Mund të duket si lojë fjalësh por janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.
unë e kuptoj shqetësimin tënd, por puna nuk është aq e thjeshtë.
një person publik dhe një person privat nuk është e njëjta gjë.
një person privat është gjithmonë më i mbrojtur nga ligji kundra shpifjes sesa ai publik
këtu nuk bëhet fjalë për persona privatë

Shiko as unë nuk kam thënë qe do jetë çdo gjë "vaj". Kuptohet që do ketë edhe probleme ose keqkuptime. Por edhe vetë ligji mendoj se do t'i qartësoj gjërat. Është për tu theksuar se këto nuk përbëjnë vepër penale por përbëjnë kundërvajtje administrative.
Altin Gabzherri nga Maculli i Matit ka një blog edhe shkruan ç'ti zbresë në kokë. Mund të thotë se Toka është e sheshtë apo Hëna është prej djathi.
Tani mos më thuaj mua ti që Altini duhet të dënohet, t'i mbyllet blogu, të paguajë gjobë, të mos lejohet të flasë më për këto gjëra apo të hajë burg.
....

Ekziston një ligj apo rregull në pëgjithësi, nuk e di sesi funksionon te ne, por mediat e regjistruara si të tilla, kanë ose lajme ose opinione, kaq.
Lajmi bazohet në fakte dhe përpiqet të jetë sa më shumë objektiv, opinioni është opinion dhe flet çtë duash. Por opinionin nuk mund ta publikosh si lajm. Madje në vendet që kanë liri fjale akoma edhe kur arrestohet dikush për një krim nuk thonë Xhemali vodhi paratë, por thonë Xhemali supozohet se vodhi paratë (allegedly) sepse ai është arrestuar por ende nuk ka shkuar përpara gjyqit dhe nuk është dënuar për këtë krim...

Pra media e cila njihet si e tillë (jo unë dhe ti) duhet të ketë ca standarte sesi funksionon. Megjithatë mbyllja e portalit fare është zënie goje.
Sa herë një një faqe publikon lajme të tilla duhet ekspozuar si e tillë dhe njerëzit largohen vetë prej saj, njerëzit vendosin vetë ça do besojnë.

Nuk mund t'i bëjë të gjitha qeveria apo partia që na ka xhan dhe na do të mirën dhe kujdeset për ne mos ofendohemi, vendos ajo çfarë duhet të shikojmë dhe çfarë jo. Tingëllon si muzikë e njohur kjo e kishim para 30 vitesh këtë sistem, eh po u mësua njeriu, nostalgjia bën të sajën....

tani ka dhe njerëz që ju besojnë apo duan t'ju besojnë këtyre gjërave, s'kemi ç'të bëjmë, secili duhet të vendosë, njeri ka vetë përgjegjësi
 
Pra edhe njëherë të mos e ngatërrojmë opinionin me lajmin. Këtu po flasim për portale që shkruajnë lajme, jo për blogje që shkruajnë opinione ose ndonjë. Janë gjëra që ndryshojnë shumë. Jo më kot unë të referova edhe postimin që e kishe bërë vetë si këtu, si në facebook. Apo nuk e lexove fare? Për këtë po them që edhe ligji nuk do jetë i cunguar.
 
unë nuk them se nuk ekziston ky problem, e kam thënë edhe vazhdoj ta them.
por nuk më pëlqen ideja që një grup hetimor antishpifje të rrijë e të lexojë me radhë ça shkruhet edhe të bëjë patrullime për gjërat që duhet të themi apo jo. megjithatë as ata që janë pro dhe as ata që janë kundër nuk e dinë se çfarë do vendoset nga kjo nismë.
fundja ndoshta kot po bëhet gjithë kjo zhurmë pasi si shumë gjëra të tjera edhe kjo mund të jetë flluska e radhës.
 
Pas kaq e kaq bisedash dhe diskutimesh, por edhe çfarë kam lexuar dhe parë edhe në mediat televizive, diçka nuk kam kuptuar: çfarë frike keni? Nuk është një ligj kundër fjalës së lirë, por KUNDER LAJMEVE TE RREME.
Ja psh një rast flagrant i fake news ishte lajmi i vdekjes së çiftit nga Librazhdi, që ishte një aksident por shumica e faqeve thanë se qe vetëvrasje, hakmarrje etj.
Kjo është rast tipik mashtrimi dhe shpifjeje, i cili duhet të shkojë në gjyq për dëmin dhe disinformacionin e qëllimshëm, i cili akoma mund të fuste familjet në hasm.
Nuk mund të themi se të gjithë ata që e postuan këtë lajm janë fake news sepse shumica kanë kopjuar artikullin nga njëri tjetri, megjithatë e pakta që mund të themi është mungesa e profesionalismit dhe papërgjegjshmëria për pasojat që mund të shkaktojë një lajm i tillë.
 
Epo ja që duhet një ligj për fake news, e ëma e nuses ka bërë denoncim për vrasje. Nuk e di nga se mund të jetë nisur, por nga jemi të sigurt që nuk kanë qenë edhe këto fake news shkaku i dyshimit?
 
Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top