Re: Paranormale! Levitimi , mposhtja e gravitacionit

Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Uriel

Ushtar mjeshtër




Nisur nga tema qe diskutohim mendova ti mbushja mendjen @Shefi me nje teme te dyte ku shumica e truqeve nuk kane shpjegim dhe me lejo te te them Chriss Angel eshte nje demon ne pjesen e magjise madje njihet mbas David Coperfield.
 
E njoh shumë mirë këtë, ky i ka bërë këto para rreth 20 vitesh. Nuk më impresionon fare. Ndoshta nëse jam i pranishëm në moment mund të më bëjë përshtypje por prapësëprapë kam për të menduar që është trik. Asnjë nga këta, nuk pranon që të bëjë "magji" në kushte laboratorike, por janë gjithnjë ata që e krijojnë skenën apo situatën. Ja një shembull në librin e rekordeve Gines ka rekorde nga më idiotet, pse nuk venë këta trimat për rekorde të tipit, personi i parë në botë që eci mbi ujë për 30 sekonda, apo personi i parë në botë që leviton në ajër 2 metra për 20 sekonda.
Hudini që ishte babai i prestigjacionit, pasi arriti majat në karrierë filloi të dekonspironte të gjithë "magjistarët" dhe aftësitë e tyre duke i sfiduar hapur.

Gjithsesi vlen për tu përmendur performanca e tyre, janë me të vërtetë profesionistë dhe bëjnë punë aq të mirë saqë shumë njerëz mrekullohen nga këto çudi.
 
E kuptoj që kjo është një tematikë interesante, tërheqëse dhe misterioze.
Një nga filmat më të bukur që kam parë në këtë zhanër është The prestige (2006) Ja vlen me të vërtetë ta shikosh.
 
Criss Angel, eshte iluzionist, dhe ka deklaruar shume here se nuk ka asgje paranormale ne magjite e tij, cdo gje eshte truk. madje ka sfiduar live ne show, e magjistare te tjere si URI GELLER(i cili pretendon se mund te levize objekte me mendje etj) qe nqs bejne dicka paranormale do i jap gjithe pasurine e tij...
 
Criss Angel, eshte iluzionist, dhe ka deklaruar shume here se nuk ka asgje paranormale ne magjite e tij, cdo gje eshte truk. madje ka sfiduar live ne show, e magjistare te tjere si URI GELLER(i cili pretendon se mund te levize objekte me mendje etj) qe nqs bejne dicka paranormale do i jap gjithe pasurine e tij...
Uri Geller shtrëmbëronte dhe deformonte lugë. Ja kaq bënte ai. Ose më mirë ketë iluzion kishte perfeksionuar. Dhe pastaj rrinte me orë të tëra në intervista dhe seminare bënte filozofi për potencialin e fuqisë mendore, se njeriu na paska fuqi dhe bëkërka çudira.
 
Dje pash filimin The prestige dhe pervec iluzioneve qe as te tilla nuk ishin sepse perdornin numra shpejtesie ose dublikant ne disa numra, e vetmja gje qe me bere pershtypje eshte pjesa e kufizimi te trurit te njeriu dhe kjo eshte pjesa qe une dyshoj shume..
Cfare shihet pertej normalitetit dhe dikur kam lexuar qe nese njeriu arrin te perdor nje pjese te madhe te trurit ai eshte i afte te beje cdo gje.
 
Nuk e sygjerova për efektet grafike, por sepse deri diku ajo është jeta e një prestigjatori. Ushtrime të zhdërvellta shpejtësie. Dhe nëse ke elegancë, oratori, paraqitje dhe bën një show të bukur, ajo ishte bëhesh i suksesshëm. Por vëmendja dhe fokusimi luajnë rol kyç.
 
Më dolën disa sekrete në yt për mjeshtrat e prestigjacionit janë interesante


 
ajo me prekje nuk po e komentoj se ata mund të ishin pjesë e lojës:dull:
por ai shkrimi në fund ishte mjaft interesant. nuk na shpjeguan ça kuptimi kishte 1989
 
Kjo verteton qe magjia ekziston dhe truri i njeriut sa vjen e zhvillohet shume.
Që ekziston spiritizmi (çdo formë magjie, bestytnie, mediume, fallxhor etj) ekziston. POR MOS U NGATERRO ESHTE E RREZIKSHME.
Kemi thënë që Shqipopedia qëndron larg çdo lloj diskutimi të tillë. Prandaj kjo temë do të mbyllet.
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,215
1,318
Çuçuritje 2022
5,229
271
Çuçuritje 2021
16,497
688
Çuçuritje 2020
6,534
303
Çuçuritje 2019
5,787
148
Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top