Shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Mjerisht sot u njoftua se shfaqet simptoma e parë e Koronavirusi edhe në Greqi. Simptoma e parë u shfaq në Selanik nga një grua rreth 37 vjeçe. Pacientja u shtrua në spitalin AHEPA të Selanikut. Lajmi u njoftua nga Profesori i Infektimeve z. Sotiri Ciodhra.
Bëhet fjalë për një grua rreth 37 vjeçe e cila kishte udhëtuar në Itali kohën e fundit. Sipas mjekëve gruaja ndodhet në spitalin AHEPA të Selanikut i cili është përzgjedhur për personat të cilët konstatojnë të infektuar me koronavirusin.
Sipas mjekëve ekspert theksohet që të mos na zërë paniku. Gjithashtu një thirrje me madhe bëhet edhe për përdorimin e maskave. Maska të përdorin vetëm ata që kanë simptoma e gripit, maskat nuk na mbrojnë nga koronavirusi. Mos të abuzojmë as me blerjet e tyre dhe as me përdorimin e tepërt.


Gjithashtu edhe Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të mos përhapet panik. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të bëjmë kujdes me higjienën personale. Është e vetmja mënyrë për të mos u infektuar. Për rastin në fjalë nuk janë nxjerrë shumë informacione për pacienten së cilës analizat e koronavirusit i kanë dalë pozitive. Nuk bëhen të njohura jo vetëm emri i personit, por as kur ka udhëtuar në Itali dhe kur është kthyer.


Sipas lajmeve që qarkullojnë pacientja ka kallëzuar me detaje mjekëve, kohën që ka udhëtuar, mjetet e transportit që ka përdorur dhe personat me të cilët ka rënë në kontakt. Me gjithë masat e mara për të parandaluar hyrjen e personave të infektuar me koronavirusin, duket që virusin nuk ka gjë që ta ndalojë.

Burimi: Simptoma e pare e Koronavirusi
 
  • i mërzitur
Reagimet: Exp
Një virus nuk mund të menaxhohet dot apo të mbahet nën kontroll. Nëse është rasti që ka qënë një virus i kultivuar në laborator, që nga momenti që doli jashtë laboratorit, doli jashtë kontrollit. Nëse do ishte në Korenë Veriore që është vend shumë i izoluar do ishte ndryshe muhabeti. Gjithsesi nuk është çudi që mund të përhapet në gjithë botën, sepse është thjesht një virus gripal. Nuk duhet injoruar por nuk duhet të alarmohemi, fundja vetëm 2% vdesin... Në SHBA thuhet se vaksina është afër por nga qershori kemi për të parë rezultatet.
 
Edhe unë ashtu mendoj. Por përsëri më duket e habitshme se pse mori kaq bujë. Nuk më duket as e logjikshme që thonë se alarmohen për faktin se nuk e njohin. Shpresojmë që të na e thonë ndonjëherë të vërtetën.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top