Shqiperia lehteson masat e karantines

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për të t’u bërë pjesë e jetës sonë. Duke qenë që virusi nuk po eliminohet dhe shkenca mjekësore me gjithë angazhimin e plotë duket se është shumë larg prodhimit të ndonjë vaksine.

Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19

Megjithëse e ardhmja për disa duket e zymtë, për disa duket se gjërat do bëhen më mirë. Por, sido që të jetë një gjë është e sigurt: karantina ka dëmtuar shumë ekonominë e çdo familje dhe shteti pavarësisht se sa i fuqishëm mund të jetë një shtet.



Si e përmendëm edhe më sipër që dëmet ekonomike me karantinën janë tepër të mëdha dhe mjerisht shteti shqiptarë me gjithë dëshirën e mirë që mund të ketë, duket se nuk mund të zgjatë në pafundësi karantinën. Dhe ky nuk është se është vetëm problemi i shtetit Shqiptarë, por i çdo shteti n botë. Duke u nisur nga kjo shumë shtet po fillojnë dalëngadalë të bëjnë disa lehtësime duke hequr disa nga kufizimet që janë marrë.

Plani i masave lehtësuese nga data 4 Maj
Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19
Duke filluar nga nesër (4 maj) do shtohen zonat e gjelbërta, gjë që u jep mundësinë shumë qytetarëve të lëvizin pa qenë nevoja që të marrin një autorizim. Gjithashtu taksitë mund të qarkullojnë lirisht duke patur deri në dy pasagjerë të së njëjtës familje. Dha ajo që ka shumë rëndësi për ata që janë riatdhesuar, por që qëndrojnë në hotele për karantinë, mund të rikthehen në familjet e tyre dhe të vetëkarantinohen.

Plani i masave lehtësuese nga data 11 Maj
Masta lehtesuese pas dates 11 Maj

Do të mund të hapen biznese me protokolle strikte të sigurisë si: parukeri, berberë, klinika dentare, dyqanet në qendra tregtare. Do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 05:00-17:30. Gjithashtu, të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesat e tyre.

Plani i masave lehtësuese nga data 18 Maj
Masta lehtesuese pas dates 18 Maj

Do të hapen shërbimet bar restorant deri në orën 17:30 dhe shërbimi do të ofrohet vetëm në mjediset e jashtme të lokalit. Por edhe kjo sipas kushteve strikte të Protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndalohet rreptësisht çdo shërbim brenda lokalit.


Masat që mbeten në fuqi deri në një urdhër të mëtejshme të qeverisë janë: ndalimi i çdo aktiviteti kulturor apo artistik. Ndalohet gjithashtu çdo grumbullim i më shumë se pesë personave në mjedise publike qoftë këto të mbyllura apo të hapura.


Me marrjen e këtij vendimi ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu u ka dërgua edhe një email informues të gjithë personave që janë regjistruar në portalin e-Albania të cilët kanë të aktivizuar marrjen e njoftimeve të rëndësishme nga portali ose qeveria. Në emailin e dërguar shkruan si më poshtë:

Ju përshëndes dhe uroj çdo të mirë familjarisht!

Faleminderit dhe respekt për gjithçka keni bërë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit, në këtë periudhë tronditëse për mbarë botën! Pa kontributin tuaj, nuk do t’ia kishim dalë dot kaq mrekullisht, sa deri tani. Por kujdes, e gjithë kjo arritje madhështore e përbashkët, mund të zhbëhet në pak ditë nëse nuk vazhdojmë të mbrojmë veten dhe të tjerët, duke zbatuar rregullat e thjeshta që tanimë i dimë përmendësh. Sot Shqipëria, ka numrin më të vogël të vdekjeve për 1 milionë banorë në kontinentin tonë. Numri i të shtruarve në dy spitalet Covid ka rënë ndjeshëm dhe ai i pacientëve të terapi intensive është minimal. Teksa hapim ekonominë dhe lehtësojmë lëvizjen, gjithçka do të varet nga ne. Nga secili prej nesh. Që të mos kthehemi mbrapsht duhet të mos neglizhojmë ruajtjen e distancës 1.5 m nga të tjerët, dhe rregullat e tjera kur dalim nga shtëpia. Deri në mesin e muajit maj, lehtësimet e masave do të vazhdojnë drejt normalitetit të ri. Rezultatet e arritura së bashku, na bëjnë optimistë dhe e lehtësojnë normalizimin e përgjithshëm, me kushtin që së bashku t’i ruajmë e thellojmë këto rezultate. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi me angazhim maksimal për shëndetin tuaj dhe lehtësimin e barrës që ka krijuar pandemia mbi familjen tuaj. Ju kërkojmë ndjesë për të gjithë ngarkesën e jashtëzakonshme të kësaj periudhe, por kemi bërë e do të bëjmë deri në fund më të mirën. Për ju dhe për Shqipërinë!


Me të mira dhe me besim se më e mira do të bëhet,


Ogerta Manastirliu


Burimi:
 
Ky virus do ngelet në histori, megjithatë nuk doli të ishte aq i tmerrshëm sa u mendua. Përveç ekonomisë së u gjymtuar që do duhen vite që bota të marrë veten, do ketë edhe impakt psikologjinë e njerëzve në vitet në vazhdim, sepse arresti shtëpiak apo karantina e kanë këtë efekt. Megjithatë shumë pikëpyetje do jenë me këtë situatë, fillimisht u tha se maska nuk ndihmonte por që ishte totalisht gabim, jo vetëm kjo por virusi më lehtë përhapet në vendet e mbullura dhe jo në vende të hapura me diell, gjë që të bën të mendosh për efikasitetin e karantinës, dhe së fundi për herë të parë në histori janë izoluar njerëzit e shëndetshëm.
Për të mos përmendur pastaj penalizimet për shkeljet e orareve, virusi nuk njeh orar, edhe ky udhëzim nga specialistët ishte kot.
Megjithatë tani pas pilafit është më e lehtë të flasësh pasi ke më shumë të dhëna dhe informacionet janë më të qarta. Përfundimisht mund të themi se nëse po të kishte maska dhe doreza për të gjithë dhe të ruhej distanca, nuk do kishte nevojë për karantinë dhe mbyllje totale të shteteve.
 
Megjithatë tani pas pilafit është më e lehtë të flasësh
Kjo është e vërtet, por unë pata dëgjuar shpesh nga persona që ishin kopetent për këtë fushë që flisnin me pikatore. Dhe shpesh referonin se nuk e njihnin këtë virus në shumë aspekte, prandaj karantina thjesht parandalonte shpërndarjen e shpejtë. Gjë që rezultoi efikase. Pastaj kishte shumë persona që flisnin e flisnin për të justifikuar parat që merrnin.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
Operacioni i izolimit
The Rockefeller playbook

Faza 1: grip i zakonshem. Simptoma te lehta.

Media nxit paranojen dhe friken kolektive.

Zhvillohet sistemi i testimeve, qe perdor cdo.material gjenetik qe gjen dhe e shfaq si rezultat pozitiv.

Rritje e numrave te rasteve me Covid, nga ndryshimet ne certifikatat e vdekjeve, numerimi i dyfishte dhe deklarimi i cdo vdekjeje, qofte dhe nga semundje te tjera, si vdekje per shkak te Covidit.

Karantina do te na kushtezoje jeten nen ligjet drakoniane, te shmange protestat dhe rezistencen popullore.

SA JANE REALIZUAR DERI TANI?
 
Operacioni i izolimit
The Rockefeller playbook

Faza 1: grip i zakonshem. Simptoma te lehta.

Media nxit paranojen dhe friken kolektive.

Zhvillohet sistemi i testimeve, qe perdor cdo.material gjenetik qe gjen dhe e shfaq si rezultat pozitiv.

Rritje e numrave te rasteve me Covid, nga ndryshimet ne certifikatat e vdekjeve, numerimi i dyfishte dhe deklarimi i cdo vdekjeje, qofte dhe nga semundje te tjera, si vdekje per shkak te Covidit.

Karantina do te na kushtezoje jeten nen ligjet drakoniane, te shmange protestat dhe rezistencen popullore.

SA JANE REALIZUAR DERI TANI?
Ne rruge te mbare :(

Tmerr planifikimi i bere.
 
Operacioni i izolimit
The Rockefeller playbook

Faza 1: grip i zakonshem. Simptoma te lehta.

Media nxit paranojen dhe friken kolektive.

Zhvillohet sistemi i testimeve, qe perdor cdo.material gjenetik qe gjen dhe e shfaq si rezultat pozitiv.

Rritje e numrave te rasteve me Covid, nga ndryshimet ne certifikatat e vdekjeve, numerimi i dyfishte dhe deklarimi i cdo vdekjeje, qofte dhe nga semundje te tjera, si vdekje per shkak te Covidit.

Karantina do te na kushtezoje jeten nen ligjet drakoniane, te shmange protestat dhe rezistencen popullore.

SA JANE REALIZUAR DERI TANI?

Me të vërtetë diçka nuk shkon në këtë mesele, se mesele është fjala që duhet përdorur në këtë rast.
Nuk jam aspak tip i konspiracioneve por asgjë nuk shkon, dhe të tëra ato pika që përmende qëndrojë.
Për hair fundja...
 
Në gjithë këtë një gjë nuk po kuptoj: ta lëmë shqipërinë mënjanë se nuk është në gjendje për shumë gjëra, por këto fuqitë e mëdha, çfarë interesi patën ose kanë me këtë "mesele" kur patën kaq shumë dëme ekonomike?
 
Në gjithë këtë një gjë nuk po kuptoj: ta lëmë shqipërinë mënjanë se nuk është në gjendje për shumë gjëra, por këto fuqitë e mëdha, çfarë interesi patën ose kanë me këtë "mesele" kur patën kaq shumë dëme ekonomike?

Shqipëria është e papërfillshme por izolimi dhe karantinimi që u zbatua qe e pashoq. Ky lloj izolimi që nuk ndodhi në kohën e romakëve, turqve, apo komunistëve u implementua kaq kollaj nga frika e ''armikut të padukshëm''...

Nejse, kjo gjë qe e paprecedent për gjithë botën, dhe çfarë bëri bota e civilizuar e lirë dhe e qytetëruar? Mori shembullin e diktaturës komuniste kineze dhe i mbylli njerzit brenda. akoma edhe "fuqitë e mëdha" nuk janë imune nga "forcat e errëta"...

Kisha ndjekur mjaft intervista nga mjekë dhe shkencëtarë specialistë në këtë fusha, të cilët ishin në krahë të kundërta.
Por mbaj mend disa që thoshin kur të lirohen masat do të shohim një ngritje të rasteve pasi këto muaj izolim e kanë ulur shumë
imunitetin e njerëzve. Dhe çfarë bëri jutubi me këta mjekë, po e gjete i bllokoi të gjitha...

e çfarë fitohet nga kjo mesele?
m'u kujtua një film
shejtani shkon tek x person dhe i ofron ç'të dojë por ky duhet të firmosë dhe si shkëmbim t'i japë shpirtin
kur dëgjoi këtë persoi u step ca. -të të jap shpirtin?!
i thotë shejtani -epo çe do shpirtin ti sikur e ke parë ndonjëherë, kot është pa ndonjë rëndësi?
-epo kur është kaq pa rëndësi pse e dashke kaq shumë ti?!


Pra meqënëse ne nuk i dimë apo nuk jemi në gjëndje të shohim çfarë fshihet prapa një veprimi, kjo nuk do të thotë që nuk mund ta kuptojmë që veprimi është dashakeq dhe manipulativ.

Në radhë të parë vetëm intimidimi dhe futja e frikës në masë është mjaft negative në vetëvete.

E dyta SIMBOLIKISHT mbajta e maskës prosupozon se ti je një person i rrëmbyer dhe nuk flet dot. Por që edhe realisht nëse kundërshton se pandemia është apo jo aq e rrezishme sa thuhet, në internet fb, yt, tw bllokohesh, të televizion përqeshesh edhe ligjërisht në shumë shtete gjobitesh por edhe futesh në burg po nuk mbajte maskë.

E treta çfarë është distancimi fizik? Distancim fizik dhe izolim kanë vetëm të burgosurit jo njerëzit e lirë. në një farë mënyre i gjithë globi u mbajt peng nën kërcënimin dhe terrorin se do vdiste, po të mos vdiste të arrestonte shteti për të mirën tënde.

E katërta numër i kufizuar personash në grumbullim. Edhe kjo është një masë drakoniane e diktatorët e kishin në fuqi nga frika se njerëzit organizoheshin në turma të mëdha dhe konspironin kundra tyre. Pra jo grumbullime jo tubibe, protesta apo manifestime. Nëse ishte aq e rrezikshme, edhe 50 persona të grumbulluar janë shumë, edhe dhjetë, madje edhe tre...

BLLOFI
Një SHBA gjatë një arrestimi, një personi vdes, ishte gabimi i policit, përdorimi i drogës apo i pushoi zemra ska rëndësi, i ngeli policit në dorë.
Dhe si pasojë, grupe të finacuara të majta, filluan revolta prej ku u dogjën, u vodhën dhe u shkretuan shumë dyqane madje pati edhe vrasje
(e majta nuk ndryshon që në kohën e revolucionit francez, bolishevik etj vetëm dhunë rrënim e shkatërrim di, por kjo është temë më vete)
tani bllofi është se këto revolta i përkrahën politanët, madje edhe mjekët thoshin nuk paçka që kemi koronën protestat le të bëhet.

Në SHBA përpara kësaj, u bënë , mitingje paqësore, të krahut të djathë të cilët kërkonin të hapej shteti të hiqej karantina dhe njerëzit të shkonin punë. Këta njerëz i shanë i ofenduan i demonizuan sikur kërkonin ndonjë kushedi, dhe ishin të njëjtët persona politikanë apo mjekë që po përkrahin
hapur protestat e dhunshme, edhe pse nuk mbanin maska apo distancën e duhur.

Madje infermjerët këtyre personave iu bënë një kundërprotestë, ndërsa atyre që digjinin dhe vidhnin dolën dhe i duartrokitën.
(Faktikisht nga Amerika tani po ndodh ajo që ndodhi në Kinë në vitet 70, Revolucioni Marksist Kulturor)

Një një e mirë doli nga kjo situatë se korona doli haptas se nuk ishte aq e fortë dhe aq vdekjeprurës sa ç'mendohej.


FITIMET
-Para
Nëse përfundimisht nxjerrin ndonjë kapso vaksinë dhe detyrojnë që secili duhet ta bëjë, të ardhurat do jenë kolosale për atë që ka patentën e vaksinës. Por përderisa gripet nuk kanë vaksinë të përhershme atëherë kjo duhet përsëritur çdo vit, se ndryshe obobo do vdesim...
Bizeset e vogla dhe mesatare janë dëmtuar shumë ekonomikisht një përqindje e madhe falimentuan. Shumë shtete përfshirë Shqipërinë po marrin borxhe të cilat do paguehen me interes dhe nga kjo ''mesele'' fitojnë bankat qëndrore që kanë ë drejtë të ''krijojnë'' apo printojnë para nga hiçi. Qëllimi është që shteti njerëzia të jetojnë në borxhe dhe në këtë mënyrë je i kontrolluar pasi nuk je më i lirë...

-Kontroll, Pushtet Absolut
Nëse vaksina do jetë çertifikatë dixhitale me çip siç thotë Bill Gejts. Atëherë futemi të territore të errëta. Pasi çdo ambjent publik do ketë një skaner
dhe nëse nuk je i vaksinuar nuk futesh në dyqan pasi rrezikon të tjetët, nëse nuk je i vaksinuar nuk hipën në aeroplan pasi rrezikon të tjerët,
nëse nuk je i vaksinuar nuk shkon dot në pun se i rrezikon të tjerët, e kështu me radhë. Nëse nuk e ke këtë vaksinë nuk je pjesë e shoqërisë, përjashtohesh automatikisht pasi je potencialisht i rrezikshëm për të.
Në një farë mënyre vaksina mund të mos jetë e detyrueshme, por a mund të jetosh dot në një botë të tillë, ku të janë privuar të gjitha gjërat?
të detyrojnë rrethanat që ta bësh se ndyshe i ke punët pisk.

Çtë keqe ka
Nëse çdokush e bën këtë vaksinë me çip që mund të skanohet, rreziqet nuk dihen. Por sado i mirë të jetë qëllimi, robi nuk mund t'i ketë besim te qeveritë. Askush nuk të do ty dhe të afërmit e tu sa ti vetë. nëse ti nuk do ta bësh vaksinën është e drejta jote je ti zoti i vetes. merr parasysh jetën dhe vdekjen.
Kur një person që ka një sëmundje të ligë dhe që ndoshta ka një shans të jetojë po të bëjë operacion i cili gjithshtu është i vështirë, ai vetë merr fatin e jetës në dorë dhe vendos PO do e bëj, ose JO nuk do e bëj. E pra korona nuk është kaq e rrezikshme saqë e gjithë bota që shkojë në histeri dhe të marrë masa aq ekstreme saqë të humbasë gjithçka tjetër...

-Mendime dhe supozime:
Akoma dhe në bibël flitet për shenjën e bishës, dhe shumë njerëz mendojnë se ky çip mund të jetë shenja e bishës, prej së cilës ca njerëz do pranojnë ta kenë dhe ca jo. Askush nuk mund ta konfirmojë apo mohojë këtë.
Por nëse me të vërtet njerëzit mund të kishin nga një çip çdo gjë ka marrë fund. Njëriu është bërë të jetë i lirë dhe jo i tiranizuar nga teknokratë.

Madje shumë persona që kanë ''guxuar të mendojnë'' të veten e tyre janë pothuajse inekzitentë, konktretisht, vitet e fundit mjaft jutuber kishin emisionet dhe faqet e tyre në internet.
1. kanali i jutubit iu bllokua sepse ca njërez mendojnë se këta kanë mendime të gabuara. (okej punë e madhe)
2. host nuk pranon që të mbajë faqen e tij (hm, pra gjithë ai investim në jutub nuk monetizohet më por tani nuk mund të këtë as faqe të tregëtojë gjërat e tij apo thotë ça mendon)
3. paypal & bankat nuk pranojnë që të kënë llogari (është njëlloj sikur të të presin duart sepse tani, e ke të pamundur të funksionosh,
nuk zë dot punë dhe nuk të paguan dot njeri nuk është çudi që të përfundosh në rrugë pas kësaj)
Imagjinoje pastaj këtë skenar (që ka ndodhur, raste të rralla por ka ndodhur) të jetë për të gjithë botën.

Në Kinë kanë filluar të zbatojnë sistemin e pikëve. Çdo person merr pikë, dhe në bazë të tyre penalizohesh për gjithë jetën. Një numër i madh kinezësh jetojnë një një shoqëri paralele pasi nuk kanë të drejtat që të tjerët kanë pasi në bazë të pikëve atyre iu janë zhveshur këto të drejta, nuk lejohen as të hipin në aroplan në trena etj.
Kjo është një arsye e madhe pse kompanitë e kanë qejf Kinën, përveç anës financiare kanë mundësi të eksperimentojnë me njerëzit në mënyra që në perëndim nuk munden.

Por përderisa perëndimi ''kopjoi'' nga Kina karantinimin e detyrueshëm të njerëzve të shëndetshëm, mund të kopjojë me edhe sistemin totalitar.
 
Operacioni i izolimit
The Rockfeller playbook

Faza 2

Sistemi imun fillon te dobesohet per shkak te mungeses se ushqimeve, distancimit social, mbajtjes se maskes dhe mungeses se ekspozimit ndaj diellit dhe baktereve te mira.

Ekspozimi ndaj rrezatimit 5G do e rendoje me tej sistrmin imun.

Keshtu, kur karantina te nderpritet, me shume njerez do semuren. Per kete do fajesohet Covidi.

Kjo do ndodhe perpara se te filloje vaksinimi.
Nje karantinte me e gjate dhe me e eger do pasoje derisa te gjithe te vaksinohen.

VIJON...
 
Operacioni i izolimit
The Rockefeller playbook

Faza 3

Nqs do te kete akoma kundershtime per vaksinen, nje virus i perforcuar SARS/HIV/MERS do leshohet. Shume do vdesin nga ai. Vetem me te fortet do mbijetojne.

Do te jete gjithashtu shtytja e fundit per kedo qe te vaksinohet, ne menyre qe ti rikthehet normalitetit.

Ata qe kane bere vaksinen do jene ne lufte me ata qe nuk e kane bere.

Do kete anarki ngado.
 
@Exp ja nje fakt ndaj covidit :cwl::cwl::drunk:


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
  • Haha
Reagimet: Exp
meqe ra llafi po qarkullon edhe nje video youtu.be/XdkHMGoZJ_Y që nga viti 2014 për këtë muhabet tani
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,634
1,318
Çuçuritje 2022
5,401
271
Çuçuritje 2021
16,818
688
Çuçuritje 2020
6,708
303
Çuçuritje 2019
6,061
148
Back
Top