• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Skuadra kosovare e shkarkon trajnerin

Walker

New Member
#1
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi rahovecas përmes rrjeteve sociale.

“Gjatë analizës dhe diskutimeve bordi ka konstatuar se për të arritur këto synime kërkohen disa ndryshime kruciale në skuadër dhe si pasoj e kësaj ka vendosur të shkëpus bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Mark Rodiqi”.

“Bordi dëshiron ta falënderojë Rodiqin për gjithë angazhimin e tij, ndërsa i dëshiron suksese në angazhimet e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Rodiqi me skuadrën e Rahovecit zhvilloi 14 ndeshje zyrtare, ku arriti 8 fitore dhe 6 humbje.

Rahoveci mban pozitën e katërt në Superligë dhe kërkon një vend në play-off.
 

Exp

Administrator
#3
Interesante, 8 fitore dhe 6 humbje. Barazime asnjë? Ky o fiton o humbet.
Në fakt barazimet nuk janë dhe aq të shpeshta në përgjithësi. Është si puna e peshores ose nga një anë ose nga tjetra, prandaj dhe llotot koifiçentin e barazimit e kanë zakonisht të lartë pikërisht për këtë arsye.