Të lënduar apo të plagosur?

  • Temë e filluar Temë e filluar Exp
  • Start date Start date

Exp

Kalorës Legjendar
Anëtar Stafi
Regjistruar
12 Shkurt 2018
Komente
12,377
Reagimet
8,749
Si duhet thënë?
Bëhet fjalë për fjalën LËNDOJ. Dmth. Pas aksidentit kishte vetëm dy të lënduar. Po fjala plagos çu bë, pse e hoqën nga skena? Ndoshta një arsye mund të jetë se fjala lëndoj tingëllon pak më ëmbël dhe fjala plagos mund të lidhet më tepër plagosjet me armë. Por megjithatë kjo nuk do të thotë që fjala lëndoj duhet të zëvendësojë fjalën plagos. Sepse LËNDOHEMI PASI JEMI PLAGOSUR, dmth kemi dorën e plagosur e prekim lehatas me gisht dhe ja u lënduam. Ndërsa në kuptimin figurativ në mund të lëndohemi emocionalisht pa qënë nevoja të plagosemi në këtë rast është në rregull.
 
Fjalori shqiptar e përkufizon fjalën plagosje me:
Ai që ka marrë plagë në trup, ai që është plagosur. Një grup të plagosurish. Trajtimi (mjekimi) i të plagosurve. Pati disa të vrarë e të plagosur.

PLAGOSUR mb.

1. Që ka marrë plagë në trup, që është plagosur. Ushtarët e plagosur. Këmba e plagosur.

2. Që i është shkaktuar ndonjë e çarë ose është dëmtuar nga një goditje (për bimët). Pemë të plagosura.

3. fig. Që ka pësuar një fatkeqësi të madhe dhe vuan shumë shpirtërisht, që është lënduar në shpirt, i pikëlluar, i brengosur; i prekur rëndë. Nënë e plagosur. Me zemër (me shpirt) të plagosur shumë i brengosur; i lënduar rëndë.

Pra në të gjitha rastet, përveç atij figurativ, plagosja ka të bëj me plagën, pra çarje të mishit.
Kurse fjalën lëndim e përkufizon me:
  • 1. Që është goditur e plagosur ose që është ngacmuar dhe të jep dhimbje (për një pjesë të trupit, për një plagë). Me krah të lënduar. Plagë e lënduar.
  • 2. fig. I prekur thellë; i fyer. Me zemër të lënduar. Mbeti i lënduar.
Pra, ashtu si e ke referuar më sipër. Tani arsyeja pse në vend të fjalës plagosur përdorin lënduar mund të jenë dy arsye.
E para mund të jetë mos njohja e gjuhës shqipe nga gazetarët.
Dhe e dyta mund të jetë sepse ndoshta mendojnë se fjala lëndim është më moderne. Por në thelb nuk ka lidhje fare me rastin që e përdorin.
Ose mund të jetë edhe një arsye tjetër. Ndoshta e përdorin në raste kur personat nuk kanë ndonjë plagë të dukshme. Në këtë rast mund të përdorin fjalën lënduar.
 
Back
Top