• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Ku flitet shqip

Exp

Administrator
#1
Në Bullgari ku flitet shqip
Një dokumentar shumë interesant përsa i përket mësimit të gjuhës shqipe në Bullgari.
Biles ekziston edhe radio Bullgaria me emisione në shqip, ndërsa faqja e saj e internetit
ka dhe portalin në shqip. Këtu mund të gjeni faqen e tyre në facebook.
Gjithashtu në Bullgari është edhe një fshat shqiptar 400 vjeçar.
RTSH paraqet "Në Bullgari ku flitet shqip"
Një dokumentar nga Engjëll Ndocaj
Idea: Selim Hoxhaj Skenari: Engjëll ndocaj
Teksti: Ded Kola Operator
Realizues: Arben Ametlli
mbi Bullgarinë dhe lëvrimin e gjuhës shqipe në këtë vend
 
Last edited:

Exp

Administrator
#2
Negovani (Flamburo), Ballkameni (Dhrosopigji), & Lekovo në Greqi
 

Exp

Administrator
#5
Kjo është çështje mjaft e ngatërruar, dhe me sa shoh unë nuk ka për tu sqaruar ndonjëherë. Ky nuk është një fenomen shqiptar por gjithëballkanik, pra komplet si ballkanas e kemi këtë kompleks dhe kërkojmë të përvetësojmë gjëra për të rritur vlerat tona.

Në një logjikë të thjeshtë nëse grekët janë shqiptarë (që nuk përjashtohet fare) atëherë edhe shqiptarët janë grekë (A = B është njëlloj B = A)
Por të gjithë ata që thonë se grekët janë shqiptarë nuk e pranojnë kurrsesi që shqiptarët mund të jenë grekë.
Sepse nëse të jesh shqiptar është për mburrje të jesh grek i bie të jetë turp. Gjë që është shumë larg së vërtetës pasi grekët janë
po aq krenarë për kombësinë e tyre sa ç'jemi edhe ne.

Ekziston edhe një problem me termin shqiptar, sepse edhe pse ekzistonte fjala shqyp për gjuhën shqipe, nuk ka ekzistuar fjala shqiptar
por arbër, arbën, arvanit dhe arbëresh. Nuk dihet me saktësi kur ka dalë fjala shqiptar, dhe ky term ka qënë i panjohur për arvanitasit
prandaj dhe deri vonë nëse pyeteshin nëse ishin shqiptarë ata thoshin jo, pasi nuk e njihnin apo nuk e dinin këtë fjalë
dhe nuk identifikoheshin si të tillë. Por edhe me termin grek ka problem.

Çështja e Arvanitasve gjithashtu nuk është dhe aq e thjeshtë, ideja se arvanitasit kanë zbritur në Greqi pas vdekjes së Skënderbeut, është e gabuar.
Ata kanë qënë atje shumë kohë më parë. Arvanitasit në Greqi nuk janë të gjithë njëlloj, pasi kanë zbritur atje në kohë të ndryshme dhe kanë jetuar në vende të ndryshme dhe e kanë orgjinën nga zona të ndryshme të Shqipërisë.
Ata kanë disa dialekte në varësi të karakteristikave të sipërpërmendura. Ka nga ata që thonë që ne jemi shqiptarë dhe janë koshientë për këtë. Por ka nga ata që edhe pse shohin ngjashmëritë e pamohueshme të shqipes me arvanitasen dhe nuk e pranojnë që kanë lidhje (ndoshta këta janë edhe më të hershmit atje)

Kjo Eleni edhe pse shpesh herë përdor fakte reale, bën shumë gabime në analizën e saj. Siç bëjnë edhe shumë të tjerë duke qënë gjithologë etimologë, që çdo gjë e bëjnë shqiptare dhe kujtojnë se bëjnë punë por në fakt prishin punë. Është fakt se në Iliadën e Homerit janë me dhjetra fjalë që kuptimin dhe ngjashmërinë e kanë me shqipen dhe jo me greqishten, por askush nuk përmend fjalët e tjera që janë me mijëra... Gjithashtu kemi edhe Biblën ku të gjithë kapitujt e dhiatës së re nëse nuk e kam gabim janë shkruar në greqisht, do parë sesa fjalë shqipe gjenden dhe atje dhe sa mund të kuptojë një lexues shqiptar.

Unë nuk kam aspak problem me këtë teori pasi ajo që mendoj unë është e ngjashme por pak ndryshe. Përfundimisht do të thoja se ekziston mundësia që si shqiptarët edhe grekët të kemi një orgjinë të përbashkët, por ndarja midis nesh është aq e hershme saqë nuk mund të mbahet mend. Arketipi i gjuhës greke mund të jetë nga shqipja por ec e provoje këtë teori e cila mund ta ketë zanafillën para Homerit edhe ca më tutje, megjithatë ka mundësi. Ndërsa këta këta patriotucat përzgjedhin gjërat që iu pëlqejnë dhe lënë jashtë ato që nuk duan.

Por në fjalën e fundit bie dakort, më shumë gjëra na bashkojnë, pasi kemi të njëjtën histori mijëravjeçare kemi marrë dhe kemi dhënë shumë nga njeri tjetri.
 

Exp

Administrator
#6
Tani gjuha arvanitase ruhet më shumë nëpërmjet këngëve, dhe është në listën e gjuhëve që rrezikon të zhduken.
Ah moj vajzë bukuranë
Ah moj vajzë bukuranë, u në ti e kam sevdanë
Kemi vashaza të mira
Kemi vashaza të mira, po çë nuku kemi lira
Kampohoritet* kanë lira
Kampohoritet* kanë lira, Malisiotet* janë të mira
Arvanite të këndoni
Arvanite të këndoni, gluhënë të mos harroni
Arvanite kush këndonë
Arvanite kush këndonë, tër të bukurat i çonë
Arvanite doj të dije
Arvanite doj të dije, të këndonje moj Marie
Ja një plakë këtu pranë
Ja një plakë këtu pranë, ka një vajzë bukuranë
Ja kërkova dhe s'ma dhanë
Ja kërkova dhe s'ma dhanë, le të pjekënë të hanë
Doj të thosha katra pesë
Doj të thosha katra pesë, pse s'i ve lule podhesë* ?

- Kampohoritet* = katundarkat e fushës
- Malisiotet* = katundarkat e malit
- podhesë* = futa, përparsja e grave