Exp
Kalorës
Dua të jap një shembull që jo gjithnjë filmat janë mënyra më e mirë që do t'ju ndihmojë për mësimin e anglishtes, sepse kur bëhen përkthimet shpesh herë ja fusin kot më kot.
Tha:
You really going full blown shark tank on me.
U përkthye:
E dija që do t'ju ikë truri.
Edhe pse teknikisht nuk është se erdhi fundi i botës pasi kur bëhet një përkthim, nuk mund të shkuash gjithmonë përkthim fjalë për fjalë, gabime dhe përkthime të tipit bjeri shkurt i gjenden vazhdimisht.
Dhe këto janë kryesisht nga anglishja, që jo vetëm nuk është gjuhë të ngjashme me tonën, por anglishtja është absolutisht gjuha dhe më e pasur në botë, për të mos folur pastaj për shumllojmërinë е produkteve e shumë gjërash të tjera që e vështirësojnë punën.
Gjëra që as edhe përkthyesi nuk i di, e jo më pastaj publiku, i cili nëse nuk i njeh, nuk e kupton lojën e fjalëve EDHE nëse përkthehet ashtu siç duhet.
Pra një përkthim më i mirë i asaj fraze do të ishte

Po më bën leksione, e bëre fiks si te Shark Tank-u.
Pra nëse do shikosh një film thjesht për relaks, nuk u bë qameti nëse përkthimi nuk është ai më cilësori për sa kohë që del kuptimi i asaj që trasmetohet.
Por nëse qëllimi është mësimi i gjuhës, shpesh herë kjo nuk ka për të funksionuar.
Dmth edhe pse në këtë rast mund ta tolerojmë këtë përkthim, por kur ne në duam të themi në anglisht
'E dija që do t'ju ikë truri.' nuk kemi për të thënë kurrsesi 'You really going full blown shark tank on me.'
sepse do të jetë e pavend dhe pa lidhje sepse ajo është një shprehje specifike e cila ka lidhje me Shark Tank,
që është një emision televiziv ku shkojnë biznesmenë, sipërmarrës, etj dhe kërkojnë bashkëpunim me disa multimilionerë të suksesshëm,
të cilët shpesh herë iu bëjnë zbor këtyre personave.
Siç ishte ajo fraza e famshme italiane, që meqë përkthyesit nuk donin të përdornin fjalë banale e përkthenin -Vafsh në djall! Pastaj filluan të gjithë ta përdornin të gjithë me kuç e me maç, nga çiliminjtë e deri te pleqtë sepse kujtonin se atë kuptim kishte...

Rregullimi fundit: