Kur guglli e ç'indekson një sit

Exp

Kalorës i Lartë
Nëse kjo gjë i ndodh një faqeje ajo pothuajse ka marrë fund ja çfarë e bën një faqe të mos indeksohen nga G-ja
1. Nëse përdorni marifete Cloaking
-me pak fjalë kështu quhet metodika kur një faqe iu thotë motorrëve të kërkimit se ka X materjal por një fakt ka Y.

2. Kur faqja ka Spam
Nuk është 100% e prerë me thikë se çfarë është spami por janë të përfshira këto teknika.
- Matejal i krijuar automatikisht
- Makinacione për linqe
- Ridirekte
- Materjale të fshehura
- Fragmente materjalesh të marra sa andej këndej
- Kur ke programe affiate pa asnjë informacion shtesë
- Kur siti ka viruse, trojanë dhe softuerë keqbërës.
- Kur i dërgon gugllit pyetje automatike.

3. Nëse struktura Markup duket si spam
stuktura

4. Nëse përdornin host falas (free hosting)
Guglli e sheh hostin falas si mashtrim dhe spam

5. Spam nga përdoruesit
Ky lloj spami krijohet nga komentet, një përdoruesit apo botet lënë bashkë me linqet e tyre.
Mirë është që të gjitha spamet të fshihen dhe të përdoret shtesa Akismet, nëse siti është në Wordpress.

6. Tejmbushje e fjalëve kyçe
Kjo ka qënë një teknikë e vjetër për SEO por tashmë kjo dihet dhe këto ndalohen:
- Përsëritja e fjalëve kyçe.
- Fjalë kyçe që nuk kanë lidhje me faqen.
- Tekst i fshehur.

7. Materjal i dobët.
Nëse një postim ka shumë pak materjal (fjalë) ai postim nuk ka për t'u indeksuar.

8. Materjal dubël (i përsëritur)

9. Krijimi i postimeve duke përdorur programe

10. Faqe që të çojnë nga një faqe në tjetër (Doorway Pages)

11. Linqe të panatyrshëm në faqen tënde.

- Linqe nga firmat nëpët forume
(kjo taktikë nuk ka dhe aq rëndësi pasi këto linqe konsiderohen no-follow, madje mund të jesh më mirë po të mos kesh shumë linqe të tillë)
- Komente spam nëpër faqe
- Linqe të blerë

12. Faqja apo siti është i bllokuar me robots.txt

13. Guglli nuk e gjen faqen

Duhen bërë verifikimet nga webmasteri i gugllit, të shtohet sitemap, dhe sqarimi www apo jo www

14. Gabimet gjatë navigimit të sitit (Crawl Errors)

15. Shumë materjale të dyfishta

16. Nëse faqja është bërë private

Mund ta ndryshoni këtu
Admin → Settings → Privacy

17. Kur faqja është e bllokuar nga .htaccess

18. Kur faqja apo postimet kanë NOINDEX tek Meta Tag

(Kjo mund të krijohet edhe nga ndonjë konflikt shtesash, ashtu e pësuam edhe ne dhe mbi 10 mijë postime e kishin ndalur gugllin të indeksoheshin dhe na krijuan shumë probleme...)
<META NAME=”ROBOTS” CONTENT=”NOINDEX, NOFOLLOW”>

19. Probleme me AJAX/JavaScript

20. Siti do shumë kohë të hapet

21. Hosti është shpesh herë ofline

22. Ç'indeksim manual

Kjo ndodh nëse siti është penalizuar dhe hequr nga indeksimi.
 
Back
Top