Nga etimologjia

Exp

Kalorës Legjendar
Anëtar Stafi
Regjistruar
12 Shkurt 2018
Komente
11,747
Reagimet
8,358
Etimologjia është historia e fjalës, dhe kur shpjegohet është shumë e bukur
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Etimologjia e fjalës “ushtar”, është padiskutim e prejardhur nga fjala “ushtë”, pra ai që përdor ushtën në luftë dhe kjo fjalë, vjen nga lashtësia e thellë.
H.Roshi
p.s
nuk ngarkohen foto
 
Ka shumë fjalë perse në gjuhën tonë që shpesh herë gabimisht kujtojmë se janë turke por ato në fakt nuk janë.

Besoj se fjala zehèr e ka origjinën nga Persia. Një iraniane para nja dy ditësh po pinte kafe dhe tha Zahre Mar dhe shtrëmbëroi turinjtë (Normale ngaqë kafeja ishte e hidhur)
Dhe menjëhere fjala që që më erdhi në mendje ishte zehèr.
E pyeta për kuptimim dhe më tha se do të thoshte e hidhur. Por fjalë për fjalë ishte helm gjarpëri.
Në shqip përdorim fjalët
a) zehèr
b) helm
c) farmak

Pra si fjala zehèr, helm dhe farmak kanë kuptimin e helmit dhe të hidhërisë.
Fjala farmak e ka etimologjinë nga greqishtja farmaki=φαρμάκι nga kjo fjalë del dhe fjala farmaci
 
:whistle:Beqar nuk ka ë në fund

Kjo është fjalë rrjedh nga persishtja,
e cila ka kaluar tek arabishtja,
më vonë te turqishtja
e akoma më vonë te shqipja & greqishtja
E ka fjalën autorregulluesi drejtshkrimor për të dyja rastet.
Për temën tani. Pyeta chatgpt dhe e nxjerr fjalë turke. Edhe pse e pyeta disa herë nuk kthente "mëndje".
 
E ka fjalën autorregulluesi drejtshkrimor për të dyja rastet.
Për temën tani. Pyeta chatgpt dhe e nxjerr fjalë turke. Edhe pse e pyeta disa herë nuk kthente "mëndje".
Inteligjenca artificiale është akoma çyryk:holidayspirit: nga mentë,
rasti më i mirë është autik:unamused:.
Unë i bëra një pyetje specifike njëherë dhe ai shpikte gjëra nga koka e tij :ttm:
Në fillim nuk e vura re por pastaj një verifikim të vogël që bëra dhe ishin krejt trillime:slap:
 
Fjala beqar ekziston edhe në këto gjuhë të ndikuara nga turqishtja

Armenisht պէքեար
Greqisht μπεκιάρης
Maqedonisht беќар
Rumanisht becher
 
Ndoshta nuk e ke shumë gabim sepse fjala nē persisht bikár (بی‌کار) do të thotë i papunë dhe i bie që kur martohej robi detyrohej me gjet punë
Por çdo I papunë që kur punësohet e deri momentin e fundit I gëzohet punës por punës ! 😋 Bëjm shaka njerëz martohuni dhe vetëm martohuni! 😅
 
Mund të ketë lidhje me

fjalën hebraike Behór (בְּכוֹר) i parëlindur
fjalën arabishte Bikr (بِكْر) i virgjër
 
Back
Top