Njoftim Nga Shqipopedia

Meqë askush tjetër nuk e ka përmendur Shqipopedia ka patur ca probleme me hostin jo ca viruse jo ca sulme ene ca gjëra të këtij lloji. Është koha e viruseve prandaj plus që kot nuk i thonë
"Lumi fle, hasmi s'fe!"
99% është venë në vijë por ndonjëherë hedh vickëla dhe kur hapet forumi fillon nga avazet jo ashu po kështu.
Por mos u tutni i jena fut punës me themelì dhe më e keqja iku🥳
dont-worry-im-from-tech-support-cat-fixing-computer-1022359610.jpg
 
Sa veprim i ulët!!
Por sa e kam vene re shume evident ishte nga periudha kur fitove llotarin e postimeve Ti @Exp 😂 une gjithe Ty te shifja fajtorin qe nuk arrija te kyqem.
Vazhdoni ecni perpara!
 
Meqë askush tjetër nuk e ka përmendur Shqipopedia ka patur ca probleme me hostin jo ca viruse jo ca sulme ene ca gjëra të këtij lloji. Është koha e viruseve prandaj plus që kot nuk i thonë
"Lumi fle, hasmi s'fe!"
99% është venë në vijë por ndonjëherë hedh vickëla dhe kur hapet forumi fillon nga avazet jo ashu po kështu.
Por mos u tutni i jena fut punës me themelì dhe më e keqja iku🥳
View attachment 2550
Na preve krahet, tha, Cerciz.
 
Ndihet mungesa e Shefit... Ai duhet te dilte perpara kolektivit, te jepte llogari.
 
Një nga vendimet e marra pesë vite më parë ishte shkëputja fare nga rrjetet sociale, në rasin tonë ishte fesjbuku.
Meqenëse erdhi koha që Shqipopedia të riorganizohet disi,
nevojitej edhe aksesi te faqet që administrojmë në fejsbuk. (Me pak vështirësi por ia arritëm të marrim llogarinë nën kontroll.) Si për çudi gjëja e parë që vura re ishte se nja dy muaj më parë më kishte përmendur në postim, Jonis, një mik i vjetër fejsbuku i cili në këto vite ka bërë punë serioze dhe ultracilësore në fushën e përkthimit. Blogun e tij mund ta gjeni këtu jonisbuzi.blogspot.com
 
Siç e përmendëm pak më lart, Shqipopedia mori vendimin e eleminimit e shumë faqeve, blogjeve, nëndomejneve i cilat i tejkalonin 100 copë.
Tani ato janë përqëndruar vetëm në tre. Kjo u krye në muajt mars-prill dhe tani kemi
Faqen Shqipopedia
Fjalorin
Forumin

Prandaj nuk e keni parë doktorrrrin se ka qënë i zënë me këtë punë kolosale.
Vjen @Dr. Luka sta kemi parë 'surratin' këto ditë , humbe ! 🙂

Për të mësuar më tepër për transfertën...

 
Siç e përmendëm pak më lart, Shqipopedia mori vendimin e eleminimit e shumë faqeve, blogjeve, nëndomejneve i cilat i tejkalonin 100 copë.
Tani ato janë përqëndruar vetëm në tre. Kjo u krye në muajt mars-prill dhe tani kemi
Faqen Shqipopedia
Fjalorin
Forumin

Prandaj nuk e keni parë doktorrrrin se ka qënë i zënë me këtë punë kolosale.


Për të mësuar më tepër për transfertën...

Paska bërë mungesa me arsye @Dr. Luka
 
Vërtetë punë me vlerë është diçka unike. Uroj suksese për këtë vatër se vërtet ka brum cilësor ! E mira vjen avash avash vetëm duhet punë , përkushtim dhe durim.
 
Nuk e di a e vuri re njeri por sot se kush ishte regjistruar dhe e kishte mbushur forumin me spam. Mbi 50 postime. I fshiva unë ato dhe personat u përjashtuan
 
Nuk e di a e vuri re njeri por sot se kush ishte regjistruar dhe e kishte mbushur forumin me spam. Mbi 50 postime. I fshiva unë ato dhe personat u përjashtuan
Po e vura re ishin në fakt dy adresa. Nuk hyra te shof përmbajtjen po më duket ishin reklama nga Temu. E çmund të bëhet me spam o @Shefi .
 
Kjo është edhe një shenjë pozitive pasi tregon se forumi dhe projekti Shqipopedia po bëhet i njohur.
@Dr. Luka u ngut Shefi qe i perjashtoi. Me mire te ishin te lire mos denoheshin, plus tu jepej nje rubrike me ato reklamat , vjen vera vijn dasmat do porosisnim naj gje lire e mire . 😅 Ky @Shefi rralle vjen po veq per probleme eshte ! 😅
 
Back
Top