Sugjerim Sugjerim për forumin

skerdilaid

Ushtar fillestar
E hapa temë të re pasi biseda devijoi dhe mori një drejtim tjetër.
Tashmë për temën. Edhe unë i këtij mendimi kam qenë nga fillimi i kësaj gjëje. Këto janë disa nga rreziqet që ka siguria e monedhave digjitale siç është edhe bitcoin. Gjithsesi, fakti që disa shtete e kanë pranuar si monedhë dhe disa banka kanë vendosur ATM ( bankomat ) për shkëmbim të bitcoin me euro apo dollarë, nuk mendoj se mund të falimentojnë. Tashme për të patur një vlerë të qëndrueshme nuk mendoj.
Dr Luka. Kur u regjisrova ne kete forum, qellimi im ishte te komunikoj shqip me bashkatdhetaret e mij, por ketu nuk ka shume njerez. Ju duhet ta beni sa me terheqes forumin. Nese keni marredhenie personale me gazetare, nxitini ata te flasin per forumin dhe per temat qe trajtohen ketu, sidomos per kendveshtrimin kritik te forumit mbi deformimet e gjuhes shqipe ne media te ndryshme. Le te behet forumi reference per drejtshkrimin e gjuhes shqipe, se Xhevat Lloshi (miku im) me shoke nuk kane me nerva te luftojne me injorante qe kane diplome gazetari.
 
Sugjerimi juaj dëgjohet bukur, por mjerisht nuk kemi ndonjë lidhje me gazetarët. Por meqenëse e njeh nga afër z. Xhevat Lloshi thuaj nja dy fjalë do ishe një nder i madh për ne dhe komunitetin tonë.
 
Dr Luka. Kur u regjisrova ne kete forum, qellimi im ishte te komunikoj shqip me bashkatdhetaret e mij, por ketu nuk ka shume njerez. Ju duhet ta beni sa me terheqes forumin.
Këtu nuk e ke gabim, por në përgjithësi forumet shqiptare të gjithë vuajnë kush më shumë e kush më pak, pasi jo vetëm që njerëzit janë përhapur në forume të ndryshme (gjë që nuk është me doemos diçka e keqe) por forumi si platformë ka rënie si interes dhe shumica e njerëzve përdorin gjithnjë e më shumë platforma të tjera siç rrjete sociale etj. Madje ne kemi edhe një temë për këtë këtu.
Megjithatë edhe ne këtu të njëjtin qëllim kemi të komunikojmë me bashkadhetarët dhe japim me sa kemi mundësi kontributin tonë. Mbase duket sikur është bosh ngaqë nuk shihen shumë komente apo tema, por vizitorë ka të cilët preferojnë të lexojnë po jo dhe aq të shkruajnë. Ndoshta ke të drejtë kur thua se duhet bërë më tërheqës por nuk është vetëm kjo arsyeja. Psh kemi faqe të ndryshme në facebook të cilat nuk kemi kohë dhe mundësi t'i mirëmbajmë, prandaj nëse dikush dërgon një mesazh për diçka merr një përgjigje automatike që ta bëjë kërkesën në forum, vetëm 5% e tyre e bën këtë gjë. Një tjetër shembull Forumi Shqiptar që është forumi më i madh dhe me siguri me numrin më të madh të vizitorëve nga çdo forum tjetër, përveç katër-pesë vetave që janë aty dhe hapin ndonjë temë, 95% e tyre janë inaktivë, lexojnë atë që duan edhe largohen.

Nese keni marredhenie personale me gazetare, nxitini ata te flasin per forumin dhe per temat qe trajtohen ketu, sidomos per kendveshtrimin kritik te forumit mbi deformimet e gjuhes shqipe ne media te ndryshme. Le te behet forumi reference per drejtshkrimin e gjuhes shqipe, se Xhevat Lloshi (miku im) me shoke nuk kane me nerva te luftojne me injorante qe kane diplome gazetari.

Xhevat Lloshi është një nga gjuhëtarët më të mirë të gjuhës shqipe, dhe veç fjalë të mira kemi për të. Arsyeja pse vuajmë për gazetarë dhe gjuhëtarë të rinj është sepse mungon dëshira, dashuria dhe pasioni në fushën e gjuhësisë. Kjo më kujton një rast ca vite më parë për një gocë që kishte fituar të drejtën për gazetari, e cila kishte një fjalor shumë të varfër dhe gazetaria për të ishte si aktrimi për një thuthuq.
 
Rregullimi fundit:
Një ide tjetër do ishte ndonjë krijimi i një Klubi VIP në forum, ku persona të caktuar kanë akses, si psh ata që kanë bërë një donacion apo personat vip të forumit.

Ka nje model biznesi te tille. Eshte goxha interesant madje. Mighty networks eshte nje nga platformat qe e aplikon.

Shumica e kompanive SAAS kane nje model te tille. Me i njohuri nga te gjithe eshte Russsell Brunson, me Clickfunnels.

Nje pyetje: stafi teknik nuk ka nje hapesire te vecante diskutimi?
 
Te tjera gjera qe po zbuloj:

- integrimi me threadloom qenka shume interesant, kujt i vajti mendja?

Kurioz jam te di nese ka mundesi automatizimi i dergimit te emaileve, tip sequence. Nese po, do ishte yll.

... gjithashtu, sorry tua them, po rewarding system eshte pak gay.
 
Vbulletin ka pas nje seksion te vecante me akses vetem per stafin. Vetem stafi shikonte dhe postonte tema aty.
Atë e ka çdo platformë forumesh.
Thnx. Po opsion qe te te duhet te rregjistrohesh per te shkarkuar nje attachment, ka?
As këtë nuk e kuptova. Nëse e ke fjalën për të shkarkuar librat që kemi, po e ka, por duhet instaluar shtesa. Nëse e ke fjalën për skedarë të ngarkuar në postim edhe atë e ka vetë platforma.
 
Shumire do beni.

Shefo, e leme gender-fluid pra?
Shoku. Forumi ynë është krejtësisht tradicional, ku burri âsht burr' e grueja grue. Ata që përdorin terminologji të marksizmit kulturor mund të vizitojnë por që të ndryshojnë mendimin e tyre të gabue, jo me u promovue këtu. Se e merr banin sa hap e mbyll sytë.
Pastaj gjuha shqipe e përcakton mirë se gjinia dominuese është mashkullorja. Pra mos kij gajle.
 
Atë e ka çdo platformë forumesh.

As këtë nuk e kuptova. Nëse e ke fjalën për të shkarkuar librat që kemi, po e ka, por duhet instaluar shtesa. Nëse e ke fjalën për skedarë të ngarkuar në postim edhe atë e ka vetë platforma.
Ka forume qe nje vizitori te paregjistruar, i lejon te shikoje se ka nje skedar (attachment) ne nje teme te caktuar, po pa e pare attachmentin vete.
 
Ka forume qe nje vizitori te paregjistruar, i lejon te shikoje se ka nje skedar (attachment) ne nje teme te caktuar, po pa e pare attachmentin vete.

Ne fakt kete pjese e praktikojne shume forume, e minimizojne aq shume forumin per nje vizitor sa duhet me patjeter te rregjistrohet ne forum per te terhequr pasi ndihet mungesa e tyre kudo lol
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top