Shkarkoni softuer në gjuhë të huaj

Shefi

Ushtar elitar
Anëtar Stafi
Regjistruar
22 Janar 2018
Komente
2,534
Reagimet
1,645
Softuerë fjalorësh në gjuhë të ndryshme

----- ----- ----- ----- ----- ----- ----- -----
fjalor-anglisht-anglisht.jpg

WORDWEB - Fjalori i gjuhës angleze (anglisht - anglisht) por për anglishten amerikane
Fjalori anglish anglisht
nje fjalor anglish shpjegues dhe funksionon si nje program ne platformen e sistemeve operative te te gjitha windows-ave. Eshte nje fjalor i cili mund te shkarkohet falas (free download) mjaft i kompletuar qe ka edhe mbi 5000 shqiptime. Pra eshte njefjlaor anglisht me ze.
Fjalori anglisht anglisht me shqiptim eshte mjaft i pasuruar te jep sinonimet, antonimet, fjalet qe jane te aferta dhe tipet.
Gjithashtu nese jene te lidhur ne Internet ju mundeson lidhje direkte me enciklopedine e Wikipedias si dhe fjalorin e Wikipedias Wiktionary.

150 000 fjale
220 000 shpjegime fjalesh
Duke qene nje fjalor anglisht anglisht me shqiptim edhe falas ky eshte nje nga fjaloret me te mire ne bote per te gjithe ata qe interesohen ne mesimin e gjuhes angleze. Ky program mjaft i lehte per kompjuterin si dhe ne perdorim.

----- ----- ----- ----- ----- ----- ----- -----
Fjalori i gjuhës greke (greqisht - greqisht)
Fjalor-greqisht-greqisht-shkarko-falas-free-download-fjalor.blogspot.com_.png

Fjalori “ΜΕΙΖΟΝ ΕΛΛΗΝΙΚΟ ΛΕΞΙΚΟ” (Fjalori i madh i gjuhes greke) eshte nje veper e koheve te fundit. Ky fjalori u bazua ne fjalorin e Tegopoulos – Fitrakis qe qarkullon me ribotime te vazhdueshme qe nga viti 1988. Fjalori eshte rindertuar dhe pasuruar me shpjegime, prejardhje fjalesh, sinonime dhe antonime, te titujve. Zhvillimi i shpejte dhe perparimi i shkencave dhe teknologjise pasuruan gjuhen me terma dhe fjale specifike Politika, ekonomia, atletizmi, komunikacionet, letersia, krijojne fjale te reja, qe behen te famshme sic jane fondamentalizem, valute dixhitale, telekarte, telemjekesia, paparaci etj. Sektori i elekronikes gjithashtu shton ne fjalorin e perditshem, fjale si realiteti virtual, kibernopank, internet. Ky fjalor nepermjet fjaleve regjistron te dhenat e ndyshimeve te shoqerise dhe shpreh realitetin e gjalle gjuhesor. Fjalori “Mizon” greqisht greqisht eshte nje nga me te miret qe qarkullojne. I hyn ne pune te gjitheve qe dine greqisht dhe normalisht dhe atyre qe duan te mesojne. Eshte per te gjitha nivelet permban etimologjine e fjales, pershkrimin, sinonimet, antonimet, dhe ndajfoljet qe mund te kene. Gjithashtu ka nje vend te vecante per shpegimin e emrave te pervecem, shkurtimet fjalesh ne gjuhen greke si dhe ne gjuhe te huaja, shprehje te huaja qe kane hyre ne gjuhen greke.

----- ----- ----- ----- ----- ----- ----- -----
Fjalori i mjekësisë në anglisht - Dictionary of Medicine in English (Free download)

fjalor-mjeksor-anglisht-anglisht-falas.2-vitamina-a1.png

Fjalor mjeksor anglisht falas free download.

Ky është një fjalor falas për shkarkim dhe është një fjalor mjeksor për ata që dinë gjuhën angleze. Është fjalori bazë i mjekësisë dhe ka mbi 4000 mijë terma të ndryshëm të cilët janë të shpjeguar të gjithë në gjuhën angleze. Ku është e mundur ka dhe ndonjë skicë për dhënien sa më të mirë të kuptimit. Ky fjalor mjeksor është freeware, pra për shkarkim falas. Është mjaft i dobishëm për të gjithë studentët e mjekësisë. Ky fjalor terminologjik është mjaft praktik dhe nuk e rëndon sistemin, duke qënë i lehtë dhe me opsione të ndryshme e bën më të kollajtë kërkimin e termave të ndryshëm nëse nuk e dimë saktësisht çfarë po kërkojmë apo edhe për gjetjen e termave një grupe. Fjalori mjeksor është krijuar nga Aurelian S. Ivan MD, MS Sam Vaknin, PhD medical-dictionary.ro
Një lloj kërkimi është me Wildcards (kërkimi me simbole) i cili na lejon të gjëjmë grupe fjalësh, fjalë të ngjashme apo, dhe fjalë që nuk i dimë mirë ose që nuk na kujtohen. Psh.: Përdorim simbolin e asteriskut * të kombinuar me Hyp* do të na dalin të gjitha termat mjekësorë që gjenden në databazë që fillojnë me hyp.
Kombinime të tjera kërkimesh me simbole janë

hyp*Të gjitha fjalët që fillojnë me hyp
hyp*cTë gjitha fjalët që fillojnë me hyp dhe mbarojnë me c
c??a*Të gjitha fjalët që fillojnë me c të pasuara nga 2 gërma çfarëdo, gërma e katër është a, e pasuar nga cilado gërmë
a????aTë gjitha fjalët që fillojnë me a dhe mbarojnë me a, por janë me 6 shkronja.

----- ----- ----- ----- ----- ----- ----- -----

Fjalori i gjuhës frënge (frëngjisht - frëngjisht)
Fjalor-frengjisht-frengjisht.webp

Fjalor Frengjisht Frengjisht - Dictionnaire le Littre 2.0
Ky është fjalori më i mirë i gjuhës frënge , që qarkullon falas. Fjalori frëngjisht – frëngjisht është një vepër shumë e madhe që i dedikohet leksikologut dhe filozofit të famshëm francez Emil Littre i cili njihet për krijimin e fjalorit të gjuhës franceze Dictionnaire de la langue française që ndryshe njihet “The Littre” të cilin e përfundoi në vitin 1973. Ky program është krijuar në Kebek të Kanadasë dhe është bazuar në fjalorin e Emile Littre-së. Ky është një fjalor fantastik dhe u habita kur pashë se është falas aq më tepër që është në një nivel të lartë gjuhësor.
Është shumë i pasur dhe është dizenjuar në një mënyrë të tërheqëse si program. Fjalori i gjuhës frënge është një softuer dinamik dhe mjafton të klikoni dy herë në një fjalë dhe fjala ka për t’u përzgjedhur dhe do të shfaqet kuptimi i saj. Programi të jep mundësinë të kërkoni sipas kategorive të ndryshme, ku është e mundur na jep etimologjinë e fjalës si dhe historikun e saj. Mund të shkojmë para ose mbrapa, na jep shumësin e emrave dhe trajtat e ndryshme të tyre. Nëse kemi përzgjedhur një folje na jep edhe lakimin e saj. Ky fjalor është i domosdoshëm jo vetëm për një frankofon por për këdo që i pëlqen gjuha franceze dhe që di frëngjisht. Është absolutisht i dobishëm për këdo që ka nivel të avancuar në gjuhën frënge por edhe për fillestarët që sapo janë duke hedhur hapat e para në mësimin e kësaj gjuhe kaq të bukur

----- ----- ----- ----- ----- ----- ----- -----

Fjalor anglisht greqisht
 

Attachments

Rregullimi fundit:
Back
Top