Si mund te heqim index.php në SMF

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Platforma SMF është një alternativë e mirë për ata që duan të përdorin një forum për testim ose edhe për qejf. Jo se SMF nuk është i mirë, por nuk sugjerohet për ndonjë projekt te madh ose serioz. Gjithsesi kjo është temë tjetër. Le të ngelemi tek tema. Nëse e keni vënë re SMF përdorë në fund të linkut të forumit tuaj ka edhe prapashtesën index.php. Kjo nuk ndikon në funksionimin e forumit, por nuk është e bukur në pamje. Për të hequr index.php shtoni kodin e mëposhtëm në .htaccess të forumit tuaj.
Kode:
Options -Indexes
Options +FollowSymlinks
RewriteEngine on

RewriteCond %{THE_REQUEST} ^[A-Z]{3,9}\ /([^/]+/)*index\.php\ HTTP/
RewriteRule ^(([^/]+/)*)index\.php$ https://forum.domain.com/$1 [R=301,L]
# replace URL in the rewrite rule with your fully qualified domain url
Vetëm në kodin e mësipërm ndryshoni linkun forum.domain.com me linkun e domainit tuaj.
Burimi: si te heqim index.php
 
Back
Top