Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Duke shkruar një artikull më duhej të përdorja këtë fjalë. Por nuk po isha i sigurt se cila fjalë vete ose cila është e saktë se si apo sesi.
Ndonjë shpjegim më të saktë për këtë.
 
Beri nje kerkim ne google dhe jane interesante keto toponimet shqiptare.. mendoj se fjala sesi shkruhet dhe shqiptohet bashke.. Si persh Kurrsesi
 
Tani mu kujtua.
Shkruarja saktë është se si dje jo sesi. Pse? Faktikisht se dhe si janë lidhësa. Dhe fjalët lidhëse nuk shkruhen asnjëherë të bashkuara. :angel:
janë dy raste të ndryshme sesi dhe se si.
sesi është ndajfolje edhe tregon mënyrën. Sesi ndodhi nuk e di.
ndërsa se si përdoret kur shprehet mëdyshje dhe pasiguri. Se si e kishte emrin s'e mbaj mend.

Pra që ta mbajmë mend përdorim sesi nëse sesi-ja mund të zëvendësohet dhe të ketë kuptim me fjalën në ç'mënyrë
Sesi
ndodhi nuk e di. = Në ç'mënyrë ndodhi nuk e di

Ndërsa se si mund të mbahet mend nëse se si-ja mund të zëvendësohet dhe të ketë kuptim me nuk e di si.
Se si
e kishte emrin s'e mbaj mend. = Nuk e di si e kishte emrin, s'e mbaj mend.

(megjithatë nuk jam 100% i sigurt për këtë shpjegim që dhashë)
 
Edhe unë kështu e di. :like:
 
Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top