Lidhëzat në gjuhën shqipe

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore ndermjet tyre,
ose
Lidhëzat janë fjalë ose shprehje të pandryshueshme, që shërbejnë për të lidhur gjymtyrë fjalie ose pjesë të një fjalie të përbërë.

LLOJET NGA FORMA
Të thjeshta: dhe, e, edhe, ose, apo, por, po, etj.;
Të përngjitura: derisa, sesa, nëse, porse, veçse, porsi, kurse, ndonëse, pasi, mbasi, meqë, ngaqë, ndërsa, megjithëse, megjithëqë, derisa, gjersa, mirëpo, meqenëse, sic, megjithatë.
Shprehje lidhëzore: në qoftë se, me qellim që, edhe pse, jo vetem që, por edhe, për shkak se, në vend që, kështu që, deri ku, sa herë që, ndo…ndo, qoftë…qoftë, jo vetëm(që)…por(edhe), si…ashtu edhe, etj.
LLOJET SIPAS FUNKSIONIT
Lidhëza bashkërenditëse:
Këpujore/Shtuese: as, dhe, e, edhe, si edhe, hem…hem, si…si, si….ashtu edhe;
Veçuese: a, apo, o, ose, qofte…qofte, ja…ja, qofte…qofte;
Kundërshtore: kurse, ndërsa, por, megjithatë, mirëpo, porse, vetëm se, veçse, vec;
Përmbyllëse: andaj, ndaj, prandaj, pa;
Lidhëza të shkallëzimit: jo qe…por edhe, jo vetem qe…por edhe, le qe…po, le qe…por as qe.

Lidhëza nënrenditëse
Ftilluese: që, se, në, nëse.
Vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, deri ku, gjer ku, nga ku, kudo që, ngado që.
Kohore: kur, sa, si, tek, që, gjersa, pasi, derisa, gjersa, qëndresa, porsa, sapo, teksa, kurdo që, para se, posa që, që se, sapo që, sa herë që,sa kohë që.
Shkakore: se, sepse, pasi, si, derisa, gjersa, përderisa, kur, që, sapo, meqënëse, meqë, ngaqë, duke qenë se, nga shkaku se, për arsye se.
Qëllimore: që, me qellim që, në mënyrë që.
Krahasore-mënyrore: sa, se, si, sesa, porsi, posi, sikunderse, sikurse, ashtu si.
Kushtore: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në rast se, po qe se.
Rrjedhimore: sa, saqë, që, aq sa, kështu që.
Lejore: megjithëse, megjithëqë, ndonëse, sado (që), edhe po, edhe pse, sido që, sado që, etj,
Kundërvënëse ose të kundërvënies: nëse, në qofte se, ndërsa, në, në vend që.
Shpjeguese ose sqaruese: domethënë, bie fjala, për shembull, apo, ose (me fjalë të tjera, ndryshe).
 
Rregullimi fundit:
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Ja dhe disa tema interesante

Back
Top