Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Po e vërtet. Emri i kësaj vjen nga fluska që bëhet dhe jo nga çumçakizi.
Pse çfarë kujtoni ju se do i lëmë me kaq bobollaqet, nga një petull aty doli gjithë kjo listë.
Kjo duhet të jetë fjalë e shumë gjuhëve indoevropiane. Pra fjala bulë ose bubble në anglisht në këto gjuhë është si më poshtë.
hollandisht bubbel
danisht boble
suedisht bubbla
hungarisht buborék
islanisht bóla
norvegjisht boble
portugalisht bolha
sllovakisht bublina
latinisht bulla
hinduisht बुलबुला (bulabula)
(e mban mend njeri sesi quhen ato fjalë që imitojnë tingujt, se nuk më kujtohet)
E ke fjalën për onomatopetë?![]()
Po ti ku ishte, se kjo fjalë ishte fshehurdhe skishte ndërmend të dukej
Pra bulë duhet të jetë onomatope.
Pufka e kam dëgjuar por për petulla më të mëdha.Një emërtim tjetër nga zona jonë u themi pufka.![]()
Interesante.Normale që edhe në 2019-ën me bobollaqet do merremi. Ça kujtoni ju se tallemi ne!
Pra në 1944 Musine Kokalari botoi "Sa u tund jeta", një nga tre veprat e saj.
Dhe aty gjendet e shkruar në letrësinë shqiptare (ndoshta për herë të parë) fjala bobollaqe.
View attachment 422
Nëse e gjejmë komplet librin mund ta ngarkojmë.
Nuk e di se ku e gjete vetem kete pjese, por libri eshte vendosur per shkarkim tani https://forum.shqipopedia.org/threads/musine-kokalari-jeta-sa-u-tunt-jeta.370/Nëse e gjejmë komplet librin mund ta ngarkojmë.
Do e shtoja unë atë. YYY!Bëra edhe unë disa nga kërkimet e mia dhe gjeta diçka shume interesante. Fjalën bobollaqe e ke përdorur edhe Enver Hoxha ne librin Vite të vegjëlisë i botuar më Shtatorë të 1962, faqen 51. Ja se çfarë shkruante Enver Hoxha në kujtimet e tij:
Ndryshe nga gjirokastritët e tjerë, që nuk merrnin kurrë vajza për nuse jashtë qytetit, ai ishte martuar me një vajzë nga Libohova, bijë e një të varfri që vinte çdo të hënë në Gjirokastër për të shitur nga një barrë dru dhe verës disa pjepra. Natyrisht, fshatari nga Libohova, para se të kthehej në familjen e tij, vinte hante drekë te dhëndri, mulla Beqiri. Një drekë e zonja e shtëpisë kishte bërë «qofte bobollaqe», ca qofte të vogla të përgatitura me lëng e me uthull. (Në parantezë dëshiroj të them se këto mua më pëlqejnë shumë edhe sot dhe Niko kuzhinieri s'mungon të m'i bëjë, por si të anesë nuk m'i bën dot.)
Epo e shikon ca bene gjumashi?Do e shtoja unë atë. YYY!![]()
Alternativa tjetër është përdorimi i fjalës bobole. Megjithëse kjo fjalë përdoret për drithërat që fryhen nga uji. Por gjithsesi mund ta bëjmë lidhjen. Si? Si bëhen petullat? Me miell. Çfarë lloj mielli është? Gruri. Ja ku dolëm tek fjala e duhur. Bobole. Por @Exp i pëlqen të flas pak me përkëdhelje, kështu na del fjala bobollaqe.![]()
Supë me Ollovaqe
Gatim tipik i zonës së Përmetit, i ngjashëm me supën pasha qofte.
Përbërësit: mish i grirë, vezë, qumësht, miell, oriz, majdanoz, gjalpë, limon, piper i zi. kripë
We use essential cookies to make this site work, and optional cookies to enhance your experience.