• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Bobollaqe?!

Exp

Administrator
#23
Pse çfarë kujtoni ju se do i lëmë me kaq bobollaqet, nga një petull aty doli gjithë kjo listë.
Kjo duhet të jetë fjalë e shumë gjuhëve indoevropiane. Pra fjala bulë ose bubble në anglisht në këto gjuhë është si më poshtë.

hollandisht bubbel
danisht boble
suedisht bubbla
hungarisht buborék
islanisht bóla
norvegjisht boble
portugalisht bolha
sllovakisht bublina
latinisht bulla
hinduisht बुलबुला (bulabula)

(e mban mend njeri sesi quhen ato fjalë që imitojnë tingujt, se nuk më kujtohet :bhow: )
 
Angela AS

New Member
#25

E ke fjalën për onomatopetë? :wink:
 
Exp

Administrator
#30
Normale që edhe në 2019-ën me bobollaqet do merremi. Ça kujtoni ju se tallemi ne!

Pra në 1944 Musine Kokalari botoi "Sa u tund jeta", një nga tre veprat e saj.
Dhe aty gjendet e shkruar në letrësinë shqiptare (ndoshta për herë të parë) fjala bobollaqe.
Screenshot_2019-01-01-12-44-10-1.png
Nëse e gjejmë komplet librin mund ta ngarkojmë.
 
Poshnjari

Administrator
Staff member
#32
Bëra edhe unë disa nga kërkimet e mia dhe gjeta diçka shume interesante. Fjalën bobollaqe e ke përdorur edhe Enver Hoxha ne librin Vite të vegjëlisë i botuar më Shtatorë të 1962, faqen 51. Ja se çfarë shkruante Enver Hoxha në kujtimet e tij:
Ndryshe nga gjirokastritët e tjerë, që nuk merrnin kurrë vajza për nuse jashtë qytetit, ai ishte martuar me një vajzë nga Libohova, bijë e një të varfri që vinte çdo të hënë në Gjirokastër për të shitur nga një barrë dru dhe verës disa pjepra. Natyrisht, fshatari nga Libohova, para se të kthehej në familjen e tij, vinte hante drekë te dhëndri, mulla Beqiri. Një drekë e zonja e shtëpisë kishte bërë «qofte bobollaqe», ca qofte të vogla të përgatitura me lëng e me uthull. (Në parantezë dëshiroj të them se këto mua më pëlqejnë shumë edhe sot dhe Niko kuzhinieri s'mungon të m'i bëjë, por si të anesë nuk m'i bën dot.)
 
Poshnjari

Administrator
Staff member
#33
Nëse e gjejmë komplet librin mund ta ngarkojmë.
Nuk e di se ku e gjete vetem kete pjese, por libri eshte vendosur per shkarkim tani https://forum.shqipopedia.org/threads/musine-kokalari-jeta-sa-u-tunt-jeta.370/
Pjesa që kë shkëputur ti shkruan:
Udhët ishin plot. Burërija, kolle kolle dilte pazarit. Fëmila me gjim në dorë, vente për ujë, ku ati e ku këtu. I shkreti, se pa të s’bënet gjë dhe hajde gjeje. Pëter pëter e vogel sa një bobollaqe, erdhi tek e mbëdha.
 
Exp

Administrator
#34
Bëra edhe unë disa nga kërkimet e mia dhe gjeta diçka shume interesante. Fjalën bobollaqe e ke përdorur edhe Enver Hoxha ne librin Vite të vegjëlisë i botuar më Shtatorë të 1962, faqen 51. Ja se çfarë shkruante Enver Hoxha në kujtimet e tij:
Ndryshe nga gjirokastritët e tjerë, që nuk merrnin kurrë vajza për nuse jashtë qytetit, ai ishte martuar me një vajzë nga Libohova, bijë e një të varfri që vinte çdo të hënë në Gjirokastër për të shitur nga një barrë dru dhe verës disa pjepra. Natyrisht, fshatari nga Libohova, para se të kthehej në familjen e tij, vinte hante drekë te dhëndri, mulla Beqiri. Një drekë e zonja e shtëpisë kishte bërë «qofte bobollaqe», ca qofte të vogla të përgatitura me lëng e me uthull. (Në parantezë dëshiroj të them se këto mua më pëlqejnë shumë edhe sot dhe Niko kuzhinieri s'mungon të m'i bëjë, por si të anesë nuk m'i bën dot.)
Do e shtoja unë atë. YYY! :angry: